Frymëzimi i Jorida Tabakut me Nivicën
Politikë E Diel, 27 Gusht 2023 16:02
Nga Jorida Tabaku-
Të gjitha ngjyrat e Nivicës!
Në Nivicë, mes njerëzve të fortë e të mirë me një mikpritje të pashoqe, prej gojës së të cilëve dalin histori të lashta dhe të reja. Për mbijetesën mes vështirësive, punës së ndershme si dhe luftës së përditshme me largimin e njerëzve që e varfërojnë këtë vend.
Në Kamp Nivica na mikpriti një suedeze, Astrid e ka njohur e dashur këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi, njësoj si Bajroni. Magjepsur nga një natyrë përrallore ka investuar dhe punësuar banorët e zonës. U mrekullova!
Vilsoni i cili punonte ca muaj më Nivicë edhe të tjerat në Tiranë, më rrëfeu në vetë të parë për këtë zonë të mrekullueshme. Jo vetëm për historitë e bukura njerëzore të së djeshmes, por për të sotmen. Për betejën e përditshme që shumë si puna e tij kanë në përditshmëri për të zgjedhur se kush do të vazhdonte të jetonte mes asaj mrekullie të natyrës e kish jetën e vështirë. Por jo të pamundur, falë njëri tjetrit por dhe dëshirës për të punuar arrinin të nxirrnin punën nga hiçi vetëm për të jetuar në këtë mrekulli që e kanë shtëpi e ku fshihen bukur xhevahirë si ujëvara e Nivicës, ajo e Peshturit dhe jo vetëm.
Nivica është shembulli se si paratë e hedhura më kot në qëndra fantazmë mund të ishin subvencioni perfekt për sipërmarrjen dhe zhvillimin për një zonë që mbart historinë, traditën dhe intrigon me njerëzit edhe natyrën e saj.

KOHA JONË SONDAZH