”Frymëzuese dita e sotme në Ukrainë”, Meta: Shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë
Flamuri qindra metra i gjatë i Ukrainës është mbajtur sot nga qyetarët, dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e veçon si diçka frymëzuese. ”Shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik”,-shkruan më tej kreu i shtetit.
Postimi i plotë
Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë, shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik.
Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre.