Ftesa e Metës, Basha merr vendimin pas takimit me aleatët

Kreu i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta bëri sot një lëvizje të papritur politike pas takimit 90-minutësh me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE.

Meta ka thirrur në një takim të gjitha partitë parlamentare. Takimi do të zhvillohet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit pa praninë e kamerave.

Ndërkohë kreu i PD-së Lulzim Basha ka thirrur në një takim në orën 18:00, në selinë e PD-së aleatët e tij. Pas takimit me aleatët pritet që Basha të komunikojë edhe vendimin nëse do i përgjigjet pozitivisht ose jo ftesës së Metës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?