Fton opozitën për bashkëpunim, Ruçi: Vetting lejeve të ndërtimit dhe licensimeve

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke folur në seancën plenare kërkoi që Kuvendi dhe Qeveria duhet të nisin punën për të riparë të gjitha ligjeve për bashkëjetesën me natyrën. Ruçi tha se nga ky korpus po veçoj bllokun e ligjeve për ndërtimet. Tërmeti i 26 nëntorit na kujtoi se kemi nevojë për një Veting të thellë, për të verifikuar kualifikimet, aftësitë, agjencitë, procedurat, rregulloret, liçencimet dhe lejet për të ndërtuar. Nga ana tjetër, Ruçi nuk kurseu falënderimet për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen për solidaritetin e treguar. Një falënderim pati edhe për opozitën, që siç tha Ruçi, dolën mbi interesat e tyre politike në këtë situatë. ”Motrat dhe vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti”, vijoi kryeparlamentari, ”presin që relaksimi i betejave të stërgjatura politike të pasohet në vazhdim nga një bashkëpunim i plotë politik”.

Pjesë nga deklarata

Jo vetëm që ligjet nuk i kemi të përsosura por edhe të tilla po të ishin, ato mund të kompromentohen e helmatisen nëse në këto instrumenta e mekanizma mbizotërojnë abuzivizmi dhe korruptimi. Natyrisht, të verifikojmë sa përmenda më sipër, nuk është një punë e lehtë dhe kërkon vision, kohë, energji e vullnet. Mendoj se Kuvendi, krahas ekzekutivit, duhet tëmarrë pjesën e vet të detyrësnë këto rishikime ligjore. Për të cilat duhet të thërrasim e bashkëpunojmë me ekspertët më të mirë që ka vendi e bota. Ne nuk mund të ndalojmë dhe as ndryshojmë ligjësitë e natyrës. Por mund të rrisim shkallën dhe kapacitetet mbrojtëse ndaj tyre. Mund t’i minimizojmë pasojat, në vend që t’i shumëfishojmë ato.

Para se të fillojmë me rendin e ditës, dëshiroj të ndaj me ju disa refleksione të miat, pas dhimbjes prej goditjes që na dha natyra. Refleksioni i parë është mësimi prej humanizmit, solidaritetit dhe sakrificavetë shqiptarëve kudo ku ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, trevat e tjera shqiptare dhe në diasporë. Ne, ligjvënësit, duhet ta lexojmë sjelljene qytetarëve e bashkëkombasve tanë. Falenderoj të gjithë deputetët që në këto ditë u gjenden dhe janë pranë qytetarëve. Vlerësoj përgjegjësinë, masat e impenjimin e Qeverisë për masat emergjente dhe përgatitjet për zgjidhjet afatgjata. Falenderoj të gjitha palët politike, përfshirë opozitën, që dhanë shenja mirëkuptimi e vënietë jetës së qytetarëve mbi interesat politike dhe elektorale. Por motrat dhe vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti, të gjithë shqiptarët kudo ku janë, presin që relaksimi i betejave të stërzgjatura politike, të pasohet nga bashkëpunimi politik.

U bëj thirrje të gjitha palëve që si një lutje për shpirtin e 51 viktimave, tëndjejmë apelin e familjarëve të tyre, të njëmijë të lënduarve, të mijra familjeve që mbetën të pastreha, të nxënësve që u janë rrënuar shkollat dhe të bashkëpunojmë për tua lehtësuar dhimbjen. Së fundi, dëshiroj tju informoj se unë si Kryetar i Kuvendit u kam shkruajtur të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së, Presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentit të Senatit të Shteteve të Bashkuara, kryeparlamentarëve të vendeve fqinje, si edhe të gjitha vendeve tona partnere e mike, nga Kanadaja në Japoni, për t’i falenderuar për ndihmën bujare emergjente ndaj vendit tonë si edhe për të kërkuar mbështetje financiare për zgjidhjen e qëndrueshme e afatgjatë të problemit të strehimit dhe nevojave të tjera të banorëve të zonave të prekura nga tërmeti. Jam i bindur se mbështetja e vendeve mike e partnere nuk do të na mungojë.

SHKARKO APP