Fundi i BE-së? Schulz: “Me Trumpin President, Europa përgjegjëse për fatin e saj”
Ka patur spekullime se zgjedhjet amerikane mund të ketë pasoja të gjera për BE-në. Zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-ve, mund të thotë shkatërrim për Bashkimin Europian, e pranuar nga Martin Schulz, i cili ka shtuar që marrëdhëniet do të bëhen “më të vështira”.
Kështu kanë shkruar mediet ndërkomëbtare, të cilat vënë theksin tek raportet e reja dhe te ndryshimet që do pësojë bota me Presidencën e Trump-it.
Trump u konfirmua si president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në mëngjesin e sotëm dhe brenda disa minutave z.Schulz shprehu zhgënjimin e tij.
BE-ja ka pasur lidhje të ngushta me SHBA-në e cila është një partnere e madhe tregtare.
Presidenti i BE-së tha se: “Do të jetë e vështirë, më e vështirë se me administratat e mëparshme, por ai është presidenti i zgjedhur lirisht. Ne duhet të respektojmë presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara (…) Unë shpresoj se ne do të gjejmë një vend të caktuar për të bashkëpunuar”.
Trump e ka nënçmuar bllokun gjatë vitit të kaluar, duke mbështetur Brexit. Schulz u zgjerua në komentet e tij në Twitter, ku deklaroi duke thënë se Trump ishte bërë “flamurtari dhe frika e miliona amerikanëve”.
Ai shtoi: “Politika globale kërkon angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-ve për ta bërë botën një vend më të mirë për fëmijët tanë. Nga lufta kundër ngrohjes globale deri tek angazhimi i saj në NATO, bota pret dhe shpreson për një president të jashtëm që synon formimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të mbështetur vlerat e lirisë dhe demokracisë”.
Schulz shtoi se BE është “partneri më i madh tregtar i SHBA-ve” dhe arriti në përfundimin se: “BE-ja është e angazhuar për të ruajtur këtë marrëdhënie, ku ne shpresojmë të njëjta vlen edhe për Presidentin e ardhshëm të SHBA-ve”.
Negociatori i Brexit, Guy Verhofstadt, gjithashtu nuk e priti mirë fitoren e Donald Trump-it. Ai shkroi në Twitter: “Trump fitoi por u humb shansi për të zgjedhur një Presidente grua. Thirrje për Europën për të bashkuar më tej dhe për të marrë përgjegjësinë për fatin e vet”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

