Fushata e PS/ Lubonja: Demonstrim si Enveri, një rrethim që kishte shkuar deri tek Ministritë
Analisti i njohur Fatos Lubonja, mbrëmjen e kësaj të enjte ka komentuar fushtën zgjedhore të PS-së dhe të PD-së, ku thotë se opozita në këtë formë demonstron forcë dhe jo në mënyrë virtuale. Teksa komenton takimin e PS-së ku të pranishëm ishin vetëm kandidatët për deputetë, Lubonja pohoi në ”Real Story”, se kjo parti demonstroi sundim e kontroll pasi sheshi ”Skënderbej” ishte i rrethuar që në mëngjes, teksa në darkë ky rrethim kishte shkuar deri tek Ministritë.
”Duan të shfrytëzojnë zgjedhjen e tyre. Ne që bëjmë si analizë mund të bëjmë tjetër nga zgjedhjet. Shumë virtuale. Edhe pse duke qenë në pushtet, është problem të dalë pushteti e të vendosë masa.
Si Enveri që nxirrte të bërtiste për Enverin. Në pushtet mund të përdoret më pak, skenografi, propagandë e stilizuar. Jemi mësuar që opozitës, që duhet t’i tregojë forcën krahut tjetër. Meta kur doli në 2 mars se duhen njerëz, se presioni nuk bëhet virtual. Ka logjikë në dy rastet.
A tregon rregull apo jo? Unë banoj aty afër tek sheshi ‘’Skënderbej’’. Unë pak si opozitar, qytetar, u mërzita shumë se pse duhet ta rrethojë sheshin, policë nga të katër anët, në mëngjes. Kur u ktheva në darkë, e kishin çuar rrethimin deri tek Ministritë. Policë e njerëz civilë. Sikur do mblidhej aty. Demonstrim sundimi, kontroll. Ky është shesh i qytetarëve. Do bësh aty, po mos rretho deri tek Ministritë. E kishte Saliu sheshin, tani e kanë marrë këta sheshin”.