Fyerjet e Nokës, pezullohet raportimi i SHISH te ‘Siguria’
Raportimi i kryetarit të SHISH, gjithmonë përbën një ndër eventet më të rëndësishme në komision e Sigurisë Kombëtare.
Mbledhjet zhvillohen gjithnjë me dyer të mbyllura, qoftë edhe kur parashtron kërkesat për buxhetit, për shkak të konfidencialitetit të të dhënave se ku shërbimi dëshiron të shpenzojë paratë.
Por këtë radhë raportimi i Visho Ajazi Likës tek siguria u anulua dy herë radhazi, fillimisht për shkak të ndodhjes së tij jashtë vendit dhe më pas për shkak të Flamur Nokës.
Maxhoranca në komision vendosi të mos zhvillojë mbledhje deri sa Byroja e Kuvendit të vendosë për përjashtimin e deputetit demokrat.
Në shenjë proteste kjo për sjelljen ofenduese të Flamur Nokës ndaj ministrit Tahiri dhe kryetarit ët komisionit Spartak Braho.
Një ditë më parë Braho i kërkoi mbledhjen e Byrosë për të përjashtuar me 10 ditë Nokën për shkak të fjalorit të përdorur prej tij.
Shtyrja e Komisionit të Sigurisë, Sekretari i tij Piro Lutaj thekson se u be per shkak te shfaqjeve te shëmtuar nga Noka.
Piro Lutaj: U propozua masë ndaj Flamur Nokës. Noka njoftoi sot shtyrjen e komisionit deri në mbledhjen e Byrosë
KOHA JONË SONDAZH

