Fyerjet te Siguria, Meta ‘shtyn’ ndëshkimin e Flamur Nokës. Do jetë nesër në parlament
Sekretari i Komisionit të Sigurisë, Piro Lutaj deklaron se nuk do të zhvillohet asnjë mbledhje deri në vendimin e Byrosë së Kuvendit për deputetin e PD, Flamur Noka pas incidentit gjatë mbledhjes së djeshme ku po raportonte ministri Tahiri për buxhetin.
“Dje ishte një shfaqje e shëmtuar nga deputeti Noka. U propozua marrja e masës ndaj këtij deputeti, pasi nuk është hera e parë për këtë ligjvënës që bën veprime të tilla.
Kryetari i Komisionit njoftoi sot shtyrjen e mbledhjes deri në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit.
Për deputetë që bëjnë shfaqje të tilla, duhet ti jepet fund. Mbledhja e komisionit, jo deri sa të japë vendim Byroja.
Nuk do të preket rendi i ditës në komision kur do të flitet për buxhetin. Sot në komision për raportim e buxhetit ishte Visho Ajazi Lika” shprehet ai.
Debatet dje mes Tahirit dhe Nokës, nisën kur ministri po raportonte për buxhetin, ndërsa deputeti i PD hodhi akuza per drogën.
Por masa për Nokën nuk pritet që të merret sot, pasi mbledhja e Byrosë nuk mund të zhvillohet praninë e kreut të Kuvendit, por Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.
Sipas të gjitha gjasave Noka do të jetë i pranishëm nesër në parlament duke paralajmëruar debate.
Shtyhet raportimi i Visho Ajazait për shkak të Nokës
Raportimi i kryetarit të SHISH, gjithmonë përbën një ndër eventet më të rëndësishme në komision e Sigurisë Kombëtare.
Mbledhjet zhvillohen gjithnjë me dyer të mbyllura, qoftë edhe kur parashtron kërkesat për buxhetit, për shkak të konfidencialitetit të të dhënave se ku shërbimi dëshiron të shpenzojë paratë.
Por këtë radhë raportimi i Visho Ajazi Likës tek siguria u anulua dy herë radhazi, fillimisht për shkak të ndodhjes së tij jashtë vendit dhe më pas për shkak të Flamur Nokës.
Maxhoranca në komision vendosi të mos zhvillojë mbledhje deri sa Byroja e Kuvendit të vendosë për përjashtimin e deputetit demokrat.
Në shenjë proteste kjo për sjelljen ofenduese të Flamur Nokës ndaj ministrit Tahiri dhe kryetarit ët komisionit Spartak Braho.
Një ditë më parë Braho i kërkoi mbledhjen e Byrosë për të përjashtuar me 10 ditë Nokën për shkak të fjalorit të përdorur prej tij.
KOHA JONË SONDAZH

