Gafa e Lulzim Bashës, kryeministrit Edi Rama poston videon tallese
Lulzim Basha i bëri lëmsh datat sot gjatë homazheve nga “Varrezat e Dëshmorëve”, ku duke dashur që t’i referohet 28 nëntorit 1443, datë e cila shënon ngritjen e flamurit Kombëtar në familjen e Kastriotëve në Krujë. Fillimisht Basha tha 28 Nëntor 1944, pastaj 1444. Por asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë.
Video e Kryedemokratit është bërë virale dhe ka shpërthyer në humor në rrjetet sociale. Kryeministri përveçse e ka korrigjuar, gjithashtu edhe e ka falenderuar Kreun e PD duke i thënë:”Flm që na bën të qeshim”.
Postimi i plotë i Kryeministrit:
Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444. Flm që na bën të qeshim.
Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s'e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444🙃Flm që na bën të qeshim😂 pic.twitter.com/FHhFhzirUp
— Edi Rama (@ediramaal) November 28, 2018