FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Gafa” e deputetit të PS me urimin për Pashkët

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ditën djeshme nëpërmjet rrjetit social facebook ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët ortodoksë, por mesa duket ai ka harruar se Pashkët festohen edhe nga Katolikët. “Gëzuar Pashkët, për të gjithë besimtarët shqiptarë ortodoks. Mbarësi në familjet tuaja”, shkruam Majko në statusin e tij. “Po katolikët ku i ke edhe ata kanë ‘Pashkë’, mos i ndaj shqiptarët” i shkruajnë komentuesit.

Statusi i tij bëri bujë të madhe në meda duke e konsideruar veprimin e deputetit si një “gafë”. Por nuk vonoi shumë, gati një oprë më vonë Majko reagon me anë të një tjetër postimi ku uron dhe besimtarët katolikë. Një herë në katër vjet Pashkët katolike dhe ato ortodokse janë bashkë. Cdo vit ky është një “debat” që kënaq familjen time pasi festojmë dy herë (gruaja ime është katolike)… Gëzuar katolikët e mij!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?