Gafë apo mashtrim i Ramës? Radha në kufirin Greqi-Bullgari është në qershor, jo në gusht

Kryeministri Edi Rama u justifikua sot për krizën humanitare në kufi me Greqinë duke deklaruar se kështu po ndodh dhe me vendet e tjera. Sipas kreut të qeverisë edhe në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë është e njëjta situata.  Kryeministri i referohet gazetarë greke “Ekathimerini”.

Por kjo gazetë greke nuk ka asnjë lajm të tillë për radhë në kufirin mes Bullgarisë dhe Greqisë. Një informacion i tillë mungon në faqet online të gazetës në gjuhen greke dhe atë angleze.

Duket se kryeministri i referohet radhëve në kufi gjatë muajit qershor. Fotoja që Edi Rama ka publikuar në Faceook i përket një lajmi që është publikuar më 17 qershor 2020 dhe jo zhvillimeve të fundit me vendosjen e masave të reja nga Greqia.

Duke dashur të sulmoj kreun e shtetit, Edi Rama ka ngatërruar lajmin duke servirur një ngjarje të dy muajve më parë si të ndodhur sot. Pa dashje ose qëllimisht, krahasimi i kufirit greko-bullgar me krizën humanitare në Kakavijë është i pavend dhe nuk e fsheh dot dështimin e qeverisë.

Linku i lajmit në gazetën ekathimerini.com më 17 qershor: Bulgarians complain of long border queues after Greece eases lockdown

Në foto: Lajmi i publikuar në gazetën greke në 17 qershor 2020

SHKARKO APP