Gara e së dielës në Kukës mes PS dhe “Foltores”, PD e Bashës: Garë e paracaktuar
Këtë të dielë do të përsëriten zgjedhjet në Kukës, ku kanë të drejtën e votës 45 946 zgjedhës. KQZ ka organizuar 74 qendra votimi. Në këtë bashki ku kandidojnë socialisti Albert Halilaj dhe demokrati i Berishës, Emri Vata.
Partia Demokratike e Lulzim Bashës i ka lënë terren të lirë Sali Berishës në zgjedhjet e Kukësit, duke mos pasur kandidat në garë.
Në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, veprimtaria e kandidatit të Berishës nuk pasqyrohet, por është publikuar qëndrimi i kësaj force politike që nuk e ka fokusin të zgjedhjet e kryetarit të ri të Kukësit, por te riorganizimi i degës së PD-së në Kukës.
“Kuksianët meritojnë një alternativë që do t’u shërbejë atyre dhe jo gara të paracaktuara nga oligarkët në kurriz të demokratëve”, shkruhet në postimin e tyre në Facebook.