Gara në Kukës, sot zgjidhet kandidati i Berishës

Këtë të dielë, Rithemelimi po mban Primaret për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë për bashkinë e Kukësit më 24 shtator. Mes 6 kandidatëve që i janë propozuar Rithemelimit për të qenë pjesë e primareve, është edhe kreu i PD-së në Kukës Arif Rexhmati, i njohur si figurë që mbështetet nga Lulzim Basha.

Emra e tjerë janë: Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli. Më herët, ish kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mjeku Admir Sinamati, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në garë.

Partia Socialiste ka kandidat Albert Halilajn, ndërsa forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për t’u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Emrat e kandidatëve do të duhet të paraqiten jo më vonë se data 8 shtator.

SHKARKO APP