Gara për Tiranën, Ilir Alimehmeti shpreh dëshirën për të qenë kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës

I cilësuar si emri më potencial i opozitës si kandidat për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti shpreh dëshirën për të kandiduar përballë Erion Veliajt.

I ftuar në emisionin ”Çim Peka Live”, Alimehmeti tha ndër të tjera, se pret një rezultat fitues në zgjedhjet e 14 majit.

Alimehmeti tha se është i gatshëm për një debat me kryebashkiakun e Erion Veliajt, ndërsa theksoi se ky i fundit s’do e bënte kurrë.

“Besoni se ai do dilte në debat me dikë? Unë jam i gatshëm, patjetër. Njerëzit duhet të vendosin vetë. Besoj fort se njerëzit vendosin vetë se cilin model duan. Në fund fare ka rëndësi se çfarë shkon tek qytetari, çfarë shërbimi.

Duhet të jemi me këmbë në tokë se çfarë ajri thithim, çfarë uji pijmë, në çfarë trafiku lëviz me makinë, sa mundësi parkimi ke dhe a blen dot një shtëpi.”-tha Alimehmeti.

Taksa e ndërtimit ka qenë 4 për qind e vlerës së ndërtimit dhe tani ka shkuar në 7 për qind të vlerës së shitjes. Para kësaj, një çift i ri me rroga standarde ka pasur mundësinë të merrte një kredi, të blinte një shtëpi.

Me këto taksat e reja, 10 fish e së parës, 4 për qind e vlerës së ndërtimit me 7 për qind të vlerës së shitjes, fsheh faktin që është 10 fish më shumë. Në zonat qëndrore nuk kanë shans fare. Kësaj familjes ja bën të pamundur të blejë shtëpi.”-tha Alimehmeti.

Më tej ai deklaroi se që në fillim është minuar familja ndërsa theksoi se problem i madh mbetet shpopullimi.

“Duken thjesht gjëra të vogla dhe shifra, minohet shtresa e mesme. Që në fillim e mendojmë veten si të varfër. Kjo familje do mendojë të largohet nga Shqipëria.”-tha Alimehmeti.

 

SHKARKO APP