Gara për Tiranën, ish-deputetja e PD-së shpall kandidaturën: E djathta është e papërfaqësuar
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska dhe një nga figurat me një njohura të kësaj partie, ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Tiranës. Përnaska tha se është ofruar që të japë një kontribut në politikë, ndërsa theksoi se e djathta shqiptare është e përfaqësuar.
”Angazhimi im politik ka qenë vullnet plotë e kam zgjedhur dhe e kam ushtruar politikën si profesion. Mendoj se është një vokacion i brendshëm që më ka shtyrë të ndryshoje karrierën nga profesioni im bazë në politik-bërje. Shoh një të djathtën të papërfaqësuar që edhe me vendimin absurd të 2019 ngeli komplet jashtë loje dhe krijoi një goditje shumë të fortë demokracinë përfaqësues.
Nuk ka bërë vaki ndonjëherë. Kam të gjithë përvojën, se e di mirë se çfarë kapacitetesh mbart e djathta. Janë kapacitet të pashfrytëzuara. Janë regjistruar mbi 40 parti në garën për Tiranën dhe do të shoh opsionet. Për mua nuk është e rëndësishme sigla por kontributi dhe krijimi i alternativave për një garë, e cila është një garë e hapur. Po shikoj disa opsione. Bindjet dhe parimet mia i takojnë të djathtës.
Synoj atë kontingjent që abstenon prej vitesh partitë kryesore që garojnë. Në Tiranë ka një pritshmëri shumë të lartë për ndryshimin e qytetit. Ne përballemi me të njëjtat problematika në qytet. Ne kemi qenë të detyruar të pranojmë kandidatët”,- tha Përnaska.