Garo: Bashës i kemi lënë afat boll deri më 5 janar, do bëjmë revolucion paqësor

5 janari është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit i dalë nga Kuvendi i thirrur prej Sali Berishës, që Lulzim Basha të lirojë zyrën, ndryshe anëtarët e PD-së do veprojnë si një forcë pëmbarimore e do nxjerrin kryetarin nga selia. Floriana Garo, zëdhënësja e Sali Berishës, thotë se Lulzim Bashës i është dhënë afat boll, por nga ana tjetër thekson se demokratët mezi po presin që ai të largohet.

”Ne i kemi lënë boll hapësirë Bashës deri me datë 5 janar, pasi ka pasur mjaft kohë të reflektojë siç ka dashur vullneti i anëtarëve. Pas datës 5 janar anëtarësia do të veproj si përmbarues politik pa dhunë.

Vullneti i demokratëve është shprehur nëpërmjet kuvendit të 11 dhjetorit. Më 5 janar Basha duhet të lërë zyrën. Nuk mund të spekuloj nëse do të ketë shpërthim zyrash. Ne kemi thirrur për protesta paqësore, por sesi do të procedojnë ngjarjet unë nuk mund të them.

Demokratët mezi po presin që ai të largohet. Është e drejta jonë, e drejta e çdo demokrati të jetë në selinë e PD-së. Kyçja e zyrave me çelës është një sjellje anormale”,-tha në ”Report Tv”.

SHKARKO APP