Gaz Bardhi përplaset me Erion Braçen: Mbylle gojën! Mos më acaro nervat që në mëngjes

Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me deputetin e PS-së, Erion Braçe, pas tensioneve në foltore me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, të cilës i kërkonte fjalën të parashtronte kërkesën për intepelancë me Ramën për dokumentarin RAI.

Pasi e mori fjalën, Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës. Kreu i Grupit të PD-së iu drejtua me fjalën “gore”, duke i kërkuar që të mbyllë gojën.

Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani? Gore, na acaron nervat që në mëngjes”, tha Gazment Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të fjalës Bardhi i kërkoi falje Nikollës, ndërsa të njëtën gjë kërkoi dhe nga ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndjesë për gjuhën e përdorur. Edhe ju duhet të kërkoni ndjese që na vonuat 1 orë”, tha Bardhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?