Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gazetarët në protestë, Vasili: Rama kërkon varrosjen e fjalës së lirë

Politikë E mërkurë, 18 Dhjetor 2019 10:30
Gazetarët në protestë, Vasili: Rama kërkon varrosjen e fjalës së lirë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

I pranishëm në protestën e gazetarëve para Kuvendit, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se paketa ”Antishpifje”, është një betejë e humbur për kryeministrin Edi Rama. Nga ana tjetër, ai tha se qeveria ka në thelb, një konflikt të hapur me të vërtetën. Teksa pohoi se Rama kërkon varrosjen e fjalës së lirë. ”Sot është një ditë e madhe që të gjithë përfaqësues të mediave janë këtu të kuptojmë se liria e kujt është e cënuar rëndë, duhet të rrëmbehet. Asnjë media nuk do të jetë e sigurt sepse që në momentin që do të tentojë të ketë identitetin e saj ajo do tentohet të mbytet nga kryeministri.  Pra nuk mendoj se do të jetë e qetë asnjë nga mediat, as ata që janë afër qeverisë apo që mbështeten prej saj sepse në kapriçot e një të korruptuari, kriminalizuari dhe të çmenduri në sekondë mund të kthehen në armiq. Pra janë të gjithë të rrezikuar, por më shumë janë qytetarët shqiptar”.

Deklarata e plotë

Sot është një ditë ku po kërkohet të varroset liria e fjalës, sepse konflikti i kësaj qeverie me të vërtetën, është një konflikt thelbësor, esencial dhe filozofik. Është ai që ka çuar Shqipërinë në buzë të greminës të rrëshqasë në diktaturë apo të qëndrojë në ato elemente bazë të demokracisë themelore dhe gjithçka që kanë fituar shqiptarët e patjetërsueshme, është e drejta e fjalës. Shumë të drejta të tjera janë cënuar. Shqiptarët ka plot prej tyre që janë shumë më të varfër, ka plot prej tyre që kanë braktisur Shqipërinë në mënyrë të veçantë në vitet e fundit, për arsye të një qeverisje të tillë, por zënia për fryme e fjalës besoj se është më e rënda e të gjithave dhe mbi të gjitha ka si synim varrosjen e daljes të së vërtetave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot në sallën e Parlamentit synohet që të vërtetat e mëdha për kriminalizimin e qeverisjes, për miliarda euro që ikin, për miliona para të pa dhëna nga qeveria për të ndihmuar njerëzit nga tërmeti, për një korrupsion galopant që ka marrë dhenë e tani është domaini i të gjithë mediave, jo vetëm i juaji por i gjithë mediave botërore, të cilat prodhojnë lajme po aq sa edhe ju. Këto të vërteta që janë shumë të rënda dhembin dhe njëkohësisht janë edhe faje penale, të kërkohet tu mbyllet goja. Unë kam një bindja absolute që është një betejë tërësisht e humbur e Edi Ramës, nuk kam asnjë sekondë dyshimin më të vogël që ky është fundi i tij, është dita e fundit e tij. Asnjë ligj dhe asnjë palaçollëk, maskarallëk që miraton ky Parlament maskarenjsh nuk do të trembë e nuk do të heqë njeri pas, nuk besoj asnjë qytetar e asnjë njeri të medias. Unë mendoj dhe e kam thënë shpesh, mediat shqiptare janë me të vërtetë një pushtet i katërt ashtu siç janë pagëzuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot është një ditë e madhe që të gjithë përfaqësues të mediave janë këtu të kuptojmë se liria e kujt është e cënuar rëndë, duhet të rrëmbehet. Asnjë media nuk do të jetë e sigurt sepse që në momentin që do të tentojë të ketë identitetin e saj ajo do tentohet të mbytet nga kryeministri.  Pra nuk mendoj se do të jetë e qetë asnjë nga mediat, as ata që janë afër qeverisë apo që mbështeten prej saj sepse në kapriçot e një të korruptuari, kriminalizuari dhe të çmenduri në sekondë mund të kthehen në armiq. Pra janë të gjithë të rrezikuar, por më shumë janë qytetarët shqiptar.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Ky është një moment që i bashkon të tërë qytetarë dhe pa përjashtim dhe gazetarë dhe jam i bindur që për këtë çështje asnjë shqiptar nuk do të bëjë një hap pas, asnjë gazetar nuk do të bëjë një hap pas sepse nuk dua dhe nuk mund të pajtohem kurrën e kurrës që kryeministri i Shqipërisë, apo ai që aksidentalisht ndodhet aty të quajë mediat shqiptare, qenef, hale dhe lehaqen ndërkohë që ata bëjnë detyrën dhe me sakrificë të madhe siç tregoi tërmeti ku falë raportimeve tuaja ne mësuam të vërtetat, shqiptarët gjetën të afërmit që qeveria nuk ja jepte, pra gjetën vetveten. Këtë kurrën e kurrës nuk do ta humbasim dhe unë jam këtu si opozitë siç thatë ju unë jam njeri i politikës, por unë jam dhe i shqetësuar, i zemëruar dhe i agresuar si qytetar i Shqipërisë, sepse duan të ma heqin këtë të drejtë sepse politikan mund të jesh, mund të mos jesh, por këtë të drejtë të madhe sa të jemi sa të rrojmë edhe deri në ditën kur do japim frymën e fundit nuk mund të na e rrëmbejë dot askush, jo një copë Edi Rama që as që bëhet fjalë, por as kërkush mbi dhe.

Etiketat e lidhura

gazetarët në protestaPaketa antishpifjePetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 36 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 37 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.