Gazetari Artan Hoxha: Spiunë koti! Edhe unë do isha maskuar më mirë!

Ngjarja e Gramshit, me dy rusë dhe një ukrainase po bën zhurmë të madhe. Qeveria duket e shqetsuar, kurse opozita turret se e ka fajin kryeministri se lejoi vizat për turistët rus.

Ndërkohë shërbimi sekret rus dhe amerikan janë në nivele shumë të larta dhe nuk kapen kaq kollaj, ndaj gazetari Artan Hoxha ka ironizuar incidentin e ndodhur në Gramsh, në Uzinën e Armëve.

Ai ka postuar një shënim ironik: “Spiunë koti…Edhe unë, në Kremlin, isha maskuar më bukur. Mbaja dhe syze me skelet të trashë, si Sami Ameni te “Fije qe priten”,”- shton Hoxha.

Por media britanike shkruan se u kapen spiunë rus në Shqipëri.

Express.co.uk ia ka kushtuar vëmendje ngjarjes së ndodhur në uzinën e armëve në vendin tonë në Gramsh, ku dy shtetas rus dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarë.

“Putini u poshtërua, pasi spiunët rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në fabrikën e armëve”, kështu shkruan Express.

Tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Putini u poshtërua pasi spiunët rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në fabrikën e armëve.

VLADIMIR PUTIN ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po tentonin të hynin në ambiente. Një nga të personat, dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Dy spiunët rusë, janë arritur të identifikohen dhe janë 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin . Timofeeva dihet se udhëton nëpër botë dhe bën fotografi të “objekteve të çuditshme”, siç janë avionët e vjetër.

 

SHKARKO APP