Gazetari i New York Times përgënjeshtron Berishën: Rama nuk ka paguar për artikullin mbi LaCivita-n
Gazetari i njohur i New York Times, Kenneth P. Vogel, ka mohuar akuzat e Sali Berishës, i cili pretendoi se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për artikullin mbi punësimin e Chris LaCivita nga Partia Demokratike.
Në një postim në rrjetin social “X”, Vogel shkruan:
Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se më pagoi mua (ose @nytimes ) 150 mijë euro për të shkruar një histori mbi punësimin e Chris LaCivita nga partia e Berishës. Akuza e tij është e rreme.
Ndërsa Berisha ditën e djeshme deklaroi: “Edi Rama është i shkallmuar. Është kryeministri më i damkosur në Europë. Si kukull e George Soros. Dy ditë më parë, vetë ose me të tjerë pagoi 150 mijë eurove për një hapësirë në “New York Times”.

KOHA JONË SONDAZH

