Gazetari: T’i japësh mandatin e tretë Ramës, njëlloj si të presësh valën e tretë të pandemisë pa vaksinë

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar me qëndrimet e Edi Ramës lidhur me emigrimin masiv të të rinjve. Dylgjeri komenton deklaratën e Edi Ramës, i cili tha se “edhe qeverinë gjermane të sjellësh në Shqipëri, ky vend ndalon dot ikjen e të rinjve”. Gazetari shton se qeveria gjermane nuk ka një mësues vizatimi në krye të saj. Ndërsa për mandatin e tretë të kryeministrit, thotë se është njëlloj si të presësh valën e tretë të pandemisë, pa vaksinë.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit në Facebook:

Ai dhe Unë

Swiss Digital Desktop Reklama

RAMA thotë:.. “Shqipëria si Gjermania nuk bëhet dot edhe të sjellësh qeverinë gjermane këtu. Kjo është çështje zgjedhje dhe ne kemi zgjedhur të përballemi me këtë sfidë. Shqipëria është shumë më mirë se ishte 7 vite më parë. Por Shqipëria që ne duam duhet të jemi shumë e mirë se kjo që kemi. Jemi në mes të rrugës dhe për këtë arsye na duhet mandati i tretë që të vazhdojmë rrugën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë them: Shqipëria si Gjermania nuk bëhet dot po të sjellësh Kryeministrin nga Akademia e Arteve. Të guxosh ti japësh mandatin e tretë Ramës, është njëlloj si të presësh valën e tretë të Pandemisë, pa vaksinë dhe në ballkonin e Shefqetit…”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?