Gazment Bardhi dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar lidhur me sulmin me tritol ndaj banesës së gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj.

Në reagimin e tij Bardhi shprehet se dënon me forcë aktin kriminal, ndërsa shtoi se akte të tilla me metoda mafioze nuk prekin vetëm magjistratët në detyrë, por të gjithë shoqërinë.

“Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cenim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.

Duke u solidarizuar plotësisht me gjyqtarin Sterkaj dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë personat përgjegjës, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cenimin e sigurisë ndaj magjistratëve në detyrë”.

SHKARKO APP