Gazment Bardhi kërkesë Lindita Nikollës: Grupet Parlamentare të PS dhe PD të përfshihen në një dialog transparent

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar sot me një shkresë Kryetares së Kuvendit për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ai i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit ndërtimin e një dialogu transparent midis mazhorancës dhe opozitës.

“Me qëllim që procedura kushtetuese të jetë sa më transparente për publikun dhe dialogu parlamentar ndërmjet palëve të jetë i bazuar në një metodologji dhe kritere të qarta që synojnë arritjen e konsensusit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit, me lehtësimin e kryetares së Kuvendit” – shkruan kreu i grupit parlamentar të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazment Bardhi thekson se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë për t’u përfshirë që sot në një proces parlamentar dialogu midis grupeve parlamentare të PS dhe PD, me lehtësimin e Kryetares së Kuvendit, duke propozuar dhe përcaktuar bashkërisht një procedurë transparente që mundëson gjetjen e konsensusit, duke mirëpërcaktuar rolin e grupit parlamentar të PS dhe rolin e grupit parlamentar të PD në këtë proces të rëndësishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?