Gazment Bardhi kërkon informacion zyrtar për udhëtimet e kryeministrit me charter nga shtator 2013-mars 2024

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dërguar kërkesë për informacion për udhëtimet me charter të kreut të qeverisë Edi Rama dhe kostot e këtij shërbimi. Në kërkesën dërguar Drejtorësisë së Shërbimeve Qeveritare, Gazment Bardhi kërkon që ti vendoset në dispozicion lista e  plotë e udhëtimeve të kryeministrit Rama jashtë vendit nga 15 shtatori i  vitit 2013 deri në 1 mars të këtij viti, si dhe marrëveshja që ka nënshkruar qeveria me  kompaninë për këto udhëtime.

1- Listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama nga data 15 shtator 2013 deri në datën 1 mars 2024;

2-Koston për secilin prej këtyre udhëtimeve dhe koston totale të udhëtimeve për periudhën e sipërcituar;

3-Marrëveshjen e nënshkruar me shoqëria “Air Albania” sh.p.k., listën e plotë të udhëtimeve të kryera në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe kostot e tyre”.

 

 

SHKARKO APP