Gazment Bardhi: Opozita gati për të shkuar drejt çdo akti!
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se në mbledhjet e tyre të grupit i kanë marrë vendimet unanime, ndërsa theksoi se ata janë gati për të shkuar drejt çdo akti.
“Zgjidhja e kësaj problematike nuk është çështje e gjykatës, por e secilit prej nesh. Pjesa dërrmuese e anëtarëve të PD e kanë treguar përgjegjshmërinë. Qëndrimin tim për ngërçin e dini, kërkon vendimmarrje të guximshme të strukturës së partisë. Opozita është gati për të shkuar drejt çdo akti. Opozita është e bashkuar në aksionin e vetë në Parlament dhe në aksionin e saj jashtë parlamentit. Çdo deputet e ka për detyrë që të zhvillojë takime me qytetarë. S’ka asnjë ndalesë për t’u bashkuar asnjë me askënd”, tha Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

