Gazment Bardhi: Të gjithë bashkë, në orën 20:00, përpara Kryeministrisë

Partia Demokratike vazhdoi thirrjet për pjesëmarrje masive në protestën e sotme në orën 20:00 përpara kryeministrisë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi fton të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës.

“Refuzojmë padrejtësitë dhe abuzimin me pushtetin. 11 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten apo për qytetarët”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

📍Banorët e Laprakës kanë qindra arsye për të protestuar sot. Të gjithë bashkë, në orën 20:00, përpara Kryeministrisë. Refuzojmë padrejtësitë dhe abuzimin me pushtetin.
11 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten apo për qytetarët. Tashmë është e provuar se qeveria e Edi Ramës po pasuron veten dhe po varfëron shqiptarët! 🇦🇱✌️

SHKARKO APP