Genc Pollo: Kreu i AMA të sqarojë pasurinë dhe licencat e kundraligjshme

Deputeti i PD, Genc Pollo tha se kreu i AMA, Gentian Sala duhet të sqarojë pasurinë e tij dhe licencat numerike të kundraligjshme. Në “Orën e Intervistës”, Pollo sqaroi përmajtjen e letrës që i është drejtuar Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Kryeinspektorit të ILKDPKI, Shkëlqim Ganaj.

Pjesë nga intervista

Pollo:  Pasuria ka ardhur si pasojë e favoreve nga posti. Ajo që dime nga media fështë që Gentian Sala bashkë me të shoqen vitin e parë të detyrës së tij ka një 10-fishim të pasurisë krahasuar me të ardhurat zyrtare të deklaruara. Në çdo rast kjo kërkon një hetim, është e dyshimtë. Për ata që dinë më shumë këtu kemi çështje penale, megjithatë ne nuk nxitohemi të arrijmë në konkulizione. Ajo që unë ve rë është që ka një epidemi pasurimi. Nëse një person akuzohet gjëja e parë që duhet të bëjë është që duhet të sqarojë të ardhurat. Ne në komision jemi të habitur që nuk ka një reagim nga Sala për të thënë që unë vërtet fitoj sëbashku me gruan time 16 mijë euro në vit, por 10% e ka vënë me rrogë të deklaruar dhe pjesën tjetër e ka vënë me burime të tjera. Ka një heshtje çka të bën të mendosh për fajësi. Unë mendoj se ka gjëra për të fshehur. Mënyra si korrigjohet kjo gjë, dhe në radhë çka e shqetëson komisionin është rivendosja e besimit tek funksionari publik. Në rastin e AMA ka pasur probleme të jashtëzakonshme të mënyrës së kundraligjshme të emërimit, të fshehjes së punësimit në dixhitalb, të përdorimit të AMA nga kryetari në favor të një operatori që është dixhitalbi, kundër të gjithëve, kundër Vizionit, Tringut, Ora Neës-it, televizioneve lokale, kabllorëve çka është degradimi më i madh. AMA mund të ketë qenë më pak ose më shumë e politizuar, por për fat të mirë me ligjin që kemi patur këshilli i AMA është i ballancuar dhe kjo nuk e ka lënë të shkasë në keqpërdorime politike. Por që ta ketë patur një nga kompanitë rregullatorin, i cili duhet të jetë i barazlarguar dhe duhet të jetë në një fushë të barabartë për të tërë dhe të vendosi rregulla loje që garantojnë konkurrencën e ndershme këtë degradim e kemi njohur me Rilindjen dhe këtu dalim tek licencat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Keni fakte sa i përket pasurimit, se licencat janë bërë publike tani?

Swiss Digital Mobile Reklama

Pollo:  Licencat janë bërë publike, por licencat janë problem edhe më i madh nëse ato jepen në mënyrë të kundra ligjshme dhe krijohet monopoli mediatik. Por le të kthehemi te letra sot në komision. Unë do falenderoja deputetët e PD, Mimoza Hafizin që votuan pro kësaj letre. Fatkeqësisht deputetët e LSI votuan kundër kësaj letre për të mbrojtur abuzimin, pasurimin, lucencat. LSI abstenoi, nuk e kuptova pse duhet të abstenonte, por kjo letër i shkruan Prokurorit dhe Inspektorit të ILDKPKI: Ju lutem kemi pasurim të shpejtë dhe të pajustifikuar dhe duhet hetuar dhe kemi dhënië të kundraligjshme të licencave. Shpresoj që ky është detyrimi ynë si njerëz të përgjegjshëm. Shpresa është që prokuroria dhe ILDKPKI të veprojë.

Keni besim?

Pollo:  Unë prirem nga pozitivja. Unë dua të kem besim, pavarësisht të metave që ka sistemi. Ajo që ne duhet të bëjmë është të respektojmë institucionet ashtu si janë dhe ti vëmë para provës. Kemi pasurim të bëftë dhe të pajustifikuar, kemi licenca që janë dhënë dhe duan ti japin në mënyrë të kundraligjshme. Shpresoj që ILDKPKI për çështjen e pasurimit dhe Prokuroria për të dyja këto çështje. Ky është sensi i letrës që sot i ka shkuar kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Shkëlqim Ganaj nga gjithë deputetët përjashtuar deputetet e PS.

Ju keni kërkuar një seancë, prisni që të jetë kreu i AMA?

Pollo: Ai është i ftuar dhe duhet të vijë. Ka ardhur edhe më përpara dhe mendoj që do vijë, por këtë do ta shohim nesër.

Cili është qëllimi i seancës ?

Pollo:  Të sqarojë pasuritë, të sqarojë licencat numerike të kundraligjshme si dhe të sqarojë një çështje që ne debatuam sot dhe që është me rëndësi ekonomike për televizionet vendore, por edhe me rëndësi për lirinë e shtypit dhe për pluralizmin kulturor sepse fatkeqësisht AMA disa frekuenca që ishin të lëna për rrjete rajonale ia alokoj rrjeteve kombëtare, licencat e të cilave po jepen në mënyrë të kundraligjshme.

Ka rrezik falimentimi të tyre?

Pollo:  Ka rrezik falimentimi për shkak të tarifave të larta që janë imponuar nga TVSH dhe AMA. Nesër do ballafaqohemi. Por le ti kthehemi licencave. Ndoshta ju kujtohet debati për nenin 62. Neni 62 parashikon që të ketë kufizime në pronësinë e medias dhe nëse një media merr një licencë, një media tjetër që është pronë e po kësaj media nuk mund të marrë të njëjtën licencë, sepse frekuencat dhe licencat numerike janë një pasuri e fundme. Për hir të prulalizmit kjo pasuri e fundme që ka kufi duhet të shpërndahet në duar të ndryshme. AMA e ka shkelur me këmbë në tre licencat që janë dhënë dhe dëshiron ta shkelë përsëri. Pra kompania dixhitalb, që është në të drejtën e vetë të dojë të transmetojë në garë me të tjerët po jot ë përdorë shtetin për të vjedhur dhe për të grumbulluar pasuritë e publikut që janë frekuencat, është e padrejtë dhe e rrezikshme. Është përgjegjësi e AMA dhe AMA po bën që jam err atyre që i takon dhe ja jep kompanisë së Gent Salës. Unë nuk asgjë me dixhitalbin, por Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një personi, qoftë ky edhe Edi Rama dhe Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një kompanie mediatike, duhet të ketë vend edhe për të tjerët. Nëse kanalet do i kontrollojë vetëm një komani, sepse ajo do ketë të gjithë platformat dhe duhet të marrë lejën aty, ajo do kontrollojë edhe përmbajtjen dhe mund ta bëjë pro qeverisë apo kundër qeverisë dhe në të dyja rastet nuk është e drejtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?