Genc Ruli: Komisioni i Xhafës ka punuar pa procesverbalë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli deklaroi sot në Kuvend se komisioni i reformës dhe negociatorët kanë punuar si në mbledhje partie.

Ai tha se komisionet nuk kanë mbajtur asnjë shënim dhe procesverbal për ato që janë vendosur në negociata. Për pasojë, asnjë nga aktet konsensuale nuk është reflektuar në draftin e ndryshimeve kushtetuese.

“Ka ndodhur diçka e paprecedentë. Komisioni i negociatave nuk ka mbajtur shënim. Nuk ka funksionuar si komision normal, me procesverbal me sekretari. Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi nuk ka asnjë dokument. Shihni historikun e Kuvendit, ka detaje për mbledhje normale, çfarë ka thënë njëri , çfarë ka thënë tjetri.  Kërkoni a ka një dokument të tillë Komisioni i Posaçëm për Reformën. Ata që kanë mbajtur shënime janë vetëm ndërkombëtarët”,- tha deputeti i PD-së, Genc Ruli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?