George Bush surprizon studentët shqiptarë në SHBA, jep një mesazh mbështetje për Kosovën

Një foto e veçantë me studentët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës në Amerikë, është ajo që Presidenti George W. Bush i ka dërguar Ambasadës së SHBA në Tiranë, pasi ka takuar studentët në shtetin amerikan të Maine.

I konsideruar si një mik i dy shteteve shqiptare, Presidenti George W. Bush ka shkuar në një nga restorantet e tij të preferuar, The Clam Shack në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit.

“Dërgesë speciale nga Presidenti Bush! Studentët nga Shqipëria dhe Kosova që po punojnë gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i bëri një vizitë së fundmi!

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Bush u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, The Clam Shack në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studentët u kënaqën me takimin me ish-presidentin, i cili gjeti kohë për një foto me grupin jashtë The Clam Shack”, shkruan Ambasada amerikane në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?