FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gianni Pitella i shkruan Metës: Ndjehemi krenar që do të jesh në krye të shtetit shqiptar

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta vijon të marrë urime dhe mesazhe përshëndetëse për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar.

Një letër e veçantë ka ardhur në adresë të kreut të zgjedhur të shtetit, nga Presidenti i Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian Gianni Pitella.

Më poshtë letra e plotë e Gianni Pitella:

Swiss Digital Desktop Reklama

I dashur President, I dashur Ilir,

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dua të humbas rastin t’ju uroj ngrohtësisht me rastin e zgjedhjes tuaj në postin e Presidentit të Republikës nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ne ndjehemi krenarë që ju, një anëtar i familjes së madhe social-demokrate, do t’ju kemi në krye të shtetit shqiptar.  Mund të mbështeteni gjithnjë në bashkëpunimin tonë besnik dhe në përkrahjen e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, veçanërisht në përpjekjet tuaja për të siguruar dialog konstruktiv mes partive politike dhe për të promovuar bashkëjetesën e paqtë në Shqipëri, si dhe në të gjithë rajonin e ballkanit Perëndimor.

Vlerat dhe parimet evropiane që ne ndajmë bashkarisht, si dhe besimi i ndërtuar në vite mes nesh, do të jenë baza e këtij bashkëpunimi.

Ju uroj çdo sukses personal gjatë mandatit tuaj dhe ripërsëris dëshirën time për të mirëpritur vendin tuaj, Shqipërinë, në familjen e madhe Evropiane sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gianni Pittella

President i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve

Parlamenti Evropian

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?