Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 09:12 Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026 Jennifer Barreto, përfaqësuesja e Porto Rikos, është shpallur fituese e edicionit të 75-të të konkursit ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe 2026, të zhvilluar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Babo preu malin e Skërficës me shpatë, u prit me dajre e saze në mes të vapës

Politikë E shtunë, 2 Korrik 2022 17:21
Gjekmarkaj: Babo preu malin e Skërficës me shpatë, u prit me dajre e saze në mes të vapës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar vizitën dhe inagurimin që kryeministri Edi Rama bëri sot në rrugën e re Kardhiq-Delvinë dhe për tunelin e Skërficës. “Pret shpata jote Babo pret. Këngë të ngriti populli sot ”Babo Babo o Kapedan në Skërficë sot e le nam/ me pallë malin godite gjithë këtë popull në det e qite/ Rrofsh e qofsh Babo jarani se pa ty s’na gëzon xhani”.

Shkrimi i plotë nga Agron Gjekmarkaj

Babo preu malin e Skërficës me shpatë. Eh Babo, Babo ja mbërrite ditës së lezetit popullor. Si neper legjenda zbrite dhe malin e Skërficës godite! E përshkrove tunelin siç të ka hije me sqime e madhështi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dy ministrushet gojëarta e zëbilbil të rrëfenin Shqipërinë e së nesërmes që ti bërë hazer dhe atë të së djeshmes lëngatë e vaj. Nga shpirti u dilte pasioni i rrëfimit Babo, dhe ti i zymtë si xhind, dëgjoje. Ato nuk ndalonin llaf pas llafi pirg e bënin muhabenë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ecje ti ndanë udhës ku frynin shtrëngatat e ato në anë me kokën kthyer në këndin e drejtë dëshmonin faqe njerëzisë sa dritë bëjnë rrezet e tua. Ti i lije të flisnin qerrateshat po ju thënë as mirë as keq, as ju lumtë e as ju marrtë, ato fol e ti ec si tufan Babo.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Veç kur tezja gjithnjë e më shumë e njehsuar me tabanin popullor nga magazja e saj kulturore nxori metaforën e artë ” shtëpitë e Tepelenës dhe Përmetit tani janë me pamje nga deti” ti Babo qeshe! Nuk e mbajt më.

The me vete ja që edhe budallallëku shijon se ai lind nga servilizmi i pafre që lëpin e fshin. I ke transformuar njerëzit Babo. I bën të recitojnë. I bën të këndojnë. I bën të qeshin e të qajnë. Askush si ti Babo s’ja ka dalë që të realizosh njeriun e ri në liri.

E mendoje nga Fushë Kruja e sipër le ta marrë Kosova e Mali i zi se unë atje as u jap përfaqësim e sikter i bëj në investime. As rrugë, as ura, as gjë prej gjëje.

Dhe mirë jua bën o Babo duan rrugë ata, duan ujë ata, duan dritë pale! Madje edhe në Milot atë trafikun 14 km si grykë shisheje ashtu lërjua se atë s’të këndojnë këngë, s’të hedhin valle , nuk ju mbushet dhe aq shpirti me llahtar kur të shohin , ndaj ti hakmerru punoju qindin !

Po le të kthehemi të udhëtimi historik brenda tunelit Babo. Aty ku Belinda rrëfente nurin tënd në investime, aty ku tezja bukurinë e mendimit tënd përkufizonte në ndërtime, aty ku Damo dhe Tërmeti dukeshin njësoj në pamje e të folur, aty ku historia përsëritej dhe udhëheqësi pritej në mes të vapës me dajre, saze, kënge e valle! I përçmoje ti Babo këto dikur, talleshe si mendimtar allafrënga që je, me këtë akraballëk e folklor politik! Përqeshje ti Babo atë qe e pranonte e qyqaret që e bënin të yshtur nga sejmenet lokal.

Derdhje ti Babo fjalë të ndezura me shpoti për gjithë atë karikaturë të historisë që përsëritej. Tani Babo të mungonte vetëm Behar Zhudra në krah dhe ashtu siç ëndërron të jesh u shfaqe. “Dilni se erdhi Enveri” jehona nga tuneli vinte. Babo dhe ty s’të vjen fare keq kur me atë të krahasojnë! Njerëzit mendojnë se mërzitesh. Sa gabim e kanë. Pak më i ngrohtë Babo duhej të tregoheshe me valltaret e këngëtarët se ata e qëronin zënë për ty, se ato vërtiteshin për ty asaj gryke, për ty tundej shamia e vallja, zjarr merrte.

Një rrugë që nisi goxha para se ti të vije në pushtet Babo ti pas 9 vitesh ja preve shiritin, disafish ja rrite kostot, nga 57 milionë euro qe ishte parashikuar, 108 shkoi për 33 km, po ani në Shqipërinë tënde ato nuk përbëjnë më lajm. Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilën ndave historinë në dysh po aq sa Skërficën.

Pret shpata jote Babo pret. Këngë të ngriti populli sot ” Babo Babo o Kapedan në Skërficë sot e le nam/ me pallë malin godite gjithë këtë popull në det e qite/ Rrofsh e qofsh Babo jarani se pa ty s’na gëzon xhani.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkajedi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026
Para 2 minutash

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj
Para 7 minutash

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola
Para 13 minutash

Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
Para 16 minutash

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 11 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.