Gjekmarkaj: Berisha i padiskutueshëm në drejtimin e partisë. 12 drejtuesit e PD në qarqe kanë integritet

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka treguar më shumë për 12 emrat e drejtuesve politikë të PD-së në qarqe për zgjedhjet në 2025. Gjekmarkaj tha se Sali Berisha dha udhëzime në këtë mbledhje. Sipas tij, ai është figurë kryesore e Partisë Demokratike dhe është i padiskutueshëm në drejtimin e partisë.

”Në mbledhjen e Kryesisë së PD u diskutua për gjendjen e vendit. Fjala e Berishës ishte një apel, një fjalë udhëzuese për strukturat e PD dhe për vetë qytetarët që shohin me shpresë nga opozita. Pjesa e dytë ishte shpallja e kryesuesve në qarqe. U zgjodha kryesues i PD për qarkun Lezhë. Unë jam një person që besoj se kam bërë dhe do të bëjë gjithçka për Lezhën. Berisha është figura kryesore e PD, është i padiskutueshëm në drejtimin e Partisë Demokratike.

Qytetarët jetojnë në një shtet, ku iu futen duart në xhep, ku krimi i organizuar menaxhon votat dhe qytetarët besoj se janë të irrituar nga kjo situatë. Rama po sillet si mbret në Republikë Parlamentare dhe qytetarët kanë të drejtë të reagojnë. PD grumbulloi gati 600 mijë vota, në kushte tepër të këqija, do bëjë më mirë tashmë që jemi bashkuar. 12 drejtuesit e PD në qarqe kanë integritetin për të udhëhequr fushatën të suksesshme. Drejtësia e re po vepron me regji”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP