Gjekmarkaj: Çuçi ka dalë nga vëllazëria e Soros! Fëmijët nuk i tremb Presidenti, por Rama që ju tremb prindërit, që ushtron dhunë!

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar në rubrikën “Opinion” në News24 dy ndryshimet në qeverinë Rama me Çuçin që zëvendëson Lleshajn, dhe Milva Ekonomin që merr postin e hapur të ministrisë së bujqësisë. Gjekmarkaj thotë se brenda këtyre ndryshimeve ka një lajm të mirë që është shumë i vogël dhe një lajm i keq që është shumë i madh. Sipas tij, Çuçi nuk është figurë irrituese, si dhe është njeri i qetë dhe normal, por nga ana tjetër është i besuar i Ramës dhe tashmë ministri i brendshëm do të jetë vegël 100% e Ramës. Nga ana tjetër edhe për Milva Ekonomin Gjekmarkaj ka vlerësime pozitive, por për të thotë se s’ka lidhje me bujqësinë si dhe edhe ajo si Çuçi është e besuar dhe e bindur e Ramës.

 

Ndryshimet në qeveri/ Gjekmarkaj: Çuçi nuk është figurë irrituese, por nga më të bindurit e Ramës

Lidhur me largimin e Sandër Lleshaj, analisti thotë se dallohej qartë se kishte një marrëdhënie të ftohtë dhe distancim Lleshaj-Rama, prandaj kryeministri e ka hequr pasi nuk i bënte më punë duke parë që janë dhe zgjedhjet para. “I kam ndjekur prononcimet e ish-ministrit të brendshëm, deklaratat e tij dhe ka dalë që ka pasur një ftohtësi me Ramën, marrëdhënie të ftohta. Duket se arsyet e brendshme ne nuk i dimë, të ngrira, ka pasur rrjedhje informacioni se përplasjet kanë qenë 2-3 raste me gjuhë mjaft të ashpër nga kryeministri. Dhe dukej se nga çasti në çast do e largonte Lleshajn. Kjo që erdhi, vrasja e i dha mundësinë Ramës të bënte politikë, të prezantonte standardin që udhëheq kryeministri, dhe i dha mundësinë të clironte nga ministri i padëshiruar dhe ta largonte atë”,- shtoi Gjekmarkaj.

Lajmi më i fundit është ministri Bledi Çuçi si propozim i kryeministrit Rama si ministër i Brendshëm, do ti shkojë për dekretim Presidentit dhe do të shikojmë sesi do të shkojë, por ka edhe një tjetër emër që shkon për Ministrinë e Bujqësisë, që është zonja Ekonomi. Çfarë komenti keni për këtë lajm z.Gjekmarkaj?

Gjëja e parë që më erdhi në mendje sapo pashë lajmin, megjithëse unë nuk besoj fare tek këto teoritë konspirative, por më duken sikur kanë dalë të gjitha nga vllazëria Sorrosit, edhe pak a shhumë është një qeveri që ka shumë oponentë që kanë lidhje historike me Sorrosin dhe këto emërime këtë të lënë të kuptosh, nuk është ky ndonjë faj, se unë nuk bëj pjesë tek ata njerëz që e konsiderojnë Sorrosin kulak, por përtej kësaj këtu ka një lajm të mirë që është i vogël, dhe ka një lajm të keq, që është një lajm i madh. Lajmi i mirë është se Çuçi nuk është një figurë irrituese, një person që ka një komunikim të qetë dhe normal. Nuk ka tërhequr shumë vëmendje negative, si një pjesë e mirë e ministrave të qeverisë Rama, ndonëse herë pas herë është akuzuar kryesisht nga opozita. Lajmi i keq është se Çuçi është tek njerëzit më të bindur të Edi Ramës, është një nga njerëzit historikisht i afërt me Edi Ramën. Çfarë tregon kjo? Që ministri i ri i Brendshëm, do të jetë tashmë një vegël 100 përqind në duart e kryeministrit dhe për këtë do të ketë fatkeqësinë që do të atakohet menjëherë nga opozita dhe nga të tjetër, sepse me të drejtë gjykimit i bashkohet edhe paragjykimi i fuqishëm. Të gjithë ne prisnim, ndoshta duke pasur parasysh eksperiencën e mëpërpashme të ministrave të Brendshëm, i bie që të themi sot që ministri që u shkarkua, sepse nuk besoj se ministri dha dorëheqjen, paskësh qenë disi distant nga kryeministri, paska qenë disi distant nga Ardi Veliu dhe si i tillë nuk i bënte më punë aty Edi Ramës, nuk e kishte me gjasë të plotë besimin e kryeministrit, e kam fjalën për besimin e nevojshëm që i duhet atij për procesin elektoral. Ky është lajmi i keq, sepse keni një ministër që Brendshëm që i bashkohet një kryetari policie, Ardi Veliu që është kaq i atakuar, dorëheqja e të cilin tashmë është një kërkesë jo vetëm e opozitës por edhe e shoqërisë civile, duke patur parasysh edhe procesin elektoral që na pret, shoh lajme mjaft që këqija sa i përket sigurisë të zgjedhjeve dhe përdorimit politik të policisë në zgjedhje dhe një sërë gjërash që do ta rrisin klimën e mosbesimit që ekziston mes palëve politike, ndoshta edhe të një pale të tretë që ka krijuar fizionominë e vet me protesta, siç është shoqëria civile. Përsa i përket emërimit të zonjës Ekonomi, e cila ka lidhje me Bujqësinë aq sa keni ju apo unë me kibernitikën, me armët bërthamore, nuk ka asnjë lidhje, ajo u shkarkua njëherë si ministre. Është një zonjë e nderuar në komunikim publik, por vetë Rama e shkarkoi si ministre sepse e ka gjykuar që është pa rezultate dhe e paaftë për të vazhduar atë detyrë dhe zonja Ekonomi mbahet mend, pas Spiropalit që e quajti Skëndërbe dhe krijoi një tipologji komunikimi dhe idolatrie për Edi Ramën, për brendin shqiptar që ne kemi një brend, dhe ky është Edi Rama. Ai ka vënë dy njerëz të besuar, në dy poste kyçe por Bujqësia nuk është kaq prevelente siç është Ministria e Brendshme, dy njerëz që janë praktikisht sekretarë të kryeministrit dhe jo ministra, por janë dy njerëz që marrin urdhëra nga Edi Rama dhe i zbatojnë ato pa vrasje ndërgjegjje, pa kokëçarje.

Z.Gjekmarkaj, pse keni bindjen që është shkarkuar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe jo të ketë dhënë dorëheqjen, madje disa informacione kohë më parë, flasin se nuk ka qenë hera e parë që z.Lleshaj ka kërkuar që të japë dorëheqjen nga ministër i Brendshëm, nuk e di nëse i keni dëgjuar edhe ju?

Unë i kam ndjekur këto ditë prononcimet e ministrit të Brendshëm, i kam parë me vëmendje deklaratat që ai i ka dhënë publikut, me të cilat le të kuptojë që ka pasur një ftohtësi konstante, ai po e thekson këtë që ka pasur një marrëdhënie korrekte, intelektuale etj por në krye të kësaj deklarate qëndrojnë marrëdhëniet e ftohta me kryeministrin. Duket që arsyet ne nuk i dimë, se cilat janë, flitet prej kohësh që marrëdhëniet e tyre janë të ngrira. Ka pasur rrjedhje informacione në ambientet mediatike për përplasjet e tyre, që kanë qenë edhe 2-3 herë verbale në mbledhjet e qeverisë, madje me gjuhë mjaft të ashpër nga kryeministri dhe mendohej që nga çasti në çast, ai do ta largonte mirë, por kjo që i erdhi, vrasja e të riut nga Policia, nga njëra anë i dha mundësinë Ramës që të bëjë politikë, që të prezantonte standardin që unë heq ministrin dhe nga ana tjetër, i dha po ashtu mundësinë që të çlirohet nga ministri i padëshiruar dhe ta largonte atë.

Në fund të protestave, sepse prej dy ditësh edhe pse ka patur organizime të vogla në grupe për të patur grumbullime në qendër të Tiranës por edhe në qytetete të tjera, nuk janë lejuar zyrtarisht nga policia për shkak të pandemisë. Por flasim pak për at ditë protesta që u zhvilluar, z.Gjekmarkaj çfarë konkluzioni kanë ato protesta sepse janë përfolur shumë përsa i takon dhunës, dhe jo vetëm nga ana e policisë siç përflitet por edhe nga ana e vetë protestuesve. Si  e keni parë këtë raport, policia dhe protestuesit nga të dyja krahët?

Unë i kam quajtur që ditën e parë protestat e ligjshme, protesta të cilat rrëfejnë një zemërim të madh, një pabarazi sociale që ekziston në Shqipëri, ata janë bijë të mjerimit të shumë prej tyre, bijë të mungesës së prespektivës që rebelohen ndaj pushtetit, të pushtetit që ka prishur garën e mundësive ndërmjet tyre dhe të bashkëmoshatarëve të fëmijëve të tyre, që kanë të gjitha priviligjet dhe mundësitë e botës. Pra kemi dy Shqipëri, një Shqipëri të pushtetit dhe një Shqipëri të periferive që kanë vetëm bilardon si mundësi dhe fatmirësisht një telefon dhe pak Giga për të hyrë në botën e komunikimit. Këto të rinj, gjetën  një pretekst ligjitim, vrasjen e bashkmoshatarit të tyre për të protestuar për shumçka, dhe mendoj se ata kanë protestuar për shumçka. Në një aspekt janë përgjigjur me një gjuhë të ashpër, le ta quajmë dhunën, djegien e pemeve, prishjen e semaforëve, koshat e plehrave të cilat e shëmtojnë qytetin si akte dhe mua të dhimbset qyteti, nuk është se jam partizan i dhunës në vetvete, përkundrazi. Por nuk duket sikur kishim një shteg tjetër komunikmi, nuk kishin një mënyrë tjetër të prevalonin, të shfaqeshin, nuk kishin një mënyrë tjetër të linin gjurmë në psikozën e shoqërisë. Ka ndodhur diçka në këto vite, ka përtej gjuhës së arrogancës, përtej gjuhës së komunikimit që ka përdorur kryeministri, qeveria dhe mediet pranë tij., është edhe gjuha e fakteve, është akumulimi i madh i gjërave i pushteteve, është menaxhimi i parasë publike në mënyrë të tillë që lë shumë për të dëshiruar, është mungesa totale e prespektivës që i krijohet kësaj rinie, kësaj grupmoshe që e gjeti mënyrën e vetë për të reaguar, mënyra sesi reaguan ata sigurisht që u bë objekt i debatit publik, por në të njëjtën kohë, mendoj unë, më tepër se objekt u bë mënyra e tyre e reagimit, e komunikimit, duhet të ishte mënyra sesi reagoi Policia, dhe kjo ishte një mënyrë mjaft e dhunshme, jo në përputhje dhe në propocion të drejtë me reagimin e tyre, provokative, duke arrestuar minorenë, duke i keqtrajtuar, duke i keqtrajtuar para kamrave. Para kamrave të televizionit tuaj kam parë dy raste flagrante, që një të riu i binin me grushta në stomak, pasi e kishin arrestuar dhe më e rënda, përdorimi i imazheve të tyre si propopagandë pa i marrë leje askujt sepse ata janë minorenë nëpër studio televizive, dhe grumbullimi i tyre pa maskë nëpër komisariate dhe në grupe, duke ditur që jetojmë një situatë pandemie. Atëherë kush është më e rrezikshmja? Protesta jashtë, me maska, në distancë me njëri-tjetrin në natyrë, apo fakti kur policia i grumbullon dhe i fut në një dhomë pa maska, 50 veta. Në këtë aspekt, unë e shoh me mjaft interes këtë që ka ndodhur këto ditë, shpresoj që të jetë një ftesë për qeverinë që të reagojë pozitivisht, megjithëse deri më tani nuk kam parë shenja, nuk e kam parë kryeministrin që të ofrohet për të biseduar, për të evidentuar se kush janë udhëheqësit e kësaj proteste, ai ka preferuar politizimin e protestës, ka preferuar që tia faturojë Presidentit të Republikës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, që është shumë e lehtë që ta bësh këtë sepse e shqetëson atë revolta popullore, e shqetëson protesta, ndërsa duke e çuar  tek kundërshtarët e vjetër politik, hyn brenda llogoreve të veta dhe ngreh moralin e pjesës së vet, për tu përgatitur që të përballet me kundërshtarin. Kur reagon shoqëria civile, ai ngelet pa tekst por në fakt e fabiti veten nga pikëpamja psikologjike, sepse u shfaq mjaft i shqetësuar siç ka ndodhur edhe në herët e tjera me protestat e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, që e kanë tronditur atë si pushtet, si kryeministër por duke ja njohur aftësinë, që është një zjarrshuas mjaft efikas, me mënyrat e veta, qoftë me dhunë qoftë me mënyra të tjera, siç ishte tentativa për ta konpensuar ekonomikisht vrasjen e Klodian Rashës, i cili përshfaqi zemërimin dhe indinjatën e familjes për këtë përdorim, por gjithësesi revolta është shuar nga pikëpamja e demostrimit në shesh, por nga sheshi është shumëzuar dhe ka shkuar në familjet e shqiptarëve dhe pret një moment të dytë për reagim.

Z.Gjekmarkaj, në mënyrë të përsëritur, kryeministri Rama edhe në konferencën për shtyp, akuzon  dhe godet opozitën, PD dhe LSI-në, si edhe Presidentin e Republikës, z.Meta se janë ballë protestave. Kryesisht ju pyes për Presidentin e Republikës, si institucioni më i lartë. Si i shihni akuzat e kryeminisrit?

Kryeministri disponon policinë, shërbimet dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë provë bindëse për përfshirjen e Presidentin të Republikës në këtë histori. Nuk ka dhënë asnjë prove bindëse për përfshirjen e opozitës në këtë historinë e protestave. Ai thjesht ka akuzuar dhe ka nxitur të vetët që të akuzojnë. Ai e ka bërë këtë me logjikë politike, duke futur në llogore ndërmjet kundërshtarëve sepse i prishet bilanci i gjykimit, nëqoftëse krahëz opozitës është edhe shoqëria civile që reagon. I bie llogjika e numrave dhe ekulibrave politikë, kështu që ai përpiqet që ta zvogëlojë shoqërinë civile dhe të rrisë mobilizimin tek PS-ja, tek elektorati i tij, meqenëse jemi në fushatë elekorale praktikisht. Për akuzat që ai i bën Presidentit, nuk më duken noramle, sepse nga pikëpamja e logjikës mendore sepse ai tha që Presidenti po tremb fëmijët, por fëmijët mendoj unë, po i tremb vetëm një njeri në të vend dhe po i tremb me mënyrën sesi po qeveris, po i tremb njeriu që ka marrë të gjitha pushtetet, njeri që ka parlamentin, që ka pushtetin lokal, që ka gjykatat, që ka policinë, njeriu që rreh, njeriu që përdor dhunën për tu mbrojtur, njeriu që paranë publike, bashkë me ministrat e tij e administron në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pasur një grup të vogël njerëzish dhe duke varfëruar fëmijët e shqiptarëve . Duke pasqyruar fëmijët e qeverisë, fëmijët e deputeteve, e pushtetit dhe duke varfëruar fëmijët e popullit. Ndaj dhe e kam parë me respekt protestën e të rinjëve, në këtë aspekt, njeriu që i tremb fëmijët është Edi Rama dhe që të mos tremben fëmijët duhet që të ik ai, kjo është bindja ime personale.

SHKARKO APP