Gjekmarkaj ironizon aferën e inceneratorëve: Gugallja iku si sorkadhja, Zoto po ndihet Zot!
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar çështjen e inceneratorëve ndërsa ka thënë se kjo është vjedhja e shekullit.
Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj thotë se Gugallja dhe Zoto janë larguar menjëherë nga vendi me frikën se do të jenë nën hetim.
“Nuk e di kush do jenë përfituesit e parë të kësaj marrëveshje me Spanjën. Të jetë Gugallja që vrapoi si sorkadhja apo Zoto që ndihet si Zot. Do jenë dy ish-ministrat që do largohen? Sigurisht në këtë sallë ka dhe njerëz të ndershëm, por nëse nuk reagojmë kundër një orteku korruptiv që mund të na shtypë moralisht. Nga shoqëria do përfundojmë të konsiderohemi si hajdutë. Kemi në krah vjedhjen e shekullit. Ne e shohim dhe lepurin që vrapon siç di ai, me një bark prej llastiku që nuk mbushet kurrë. Nëse nuk ia dalim të ndalim hajdutët e inceneratorëve. Ai që nuk reagon dhe veç vegjeton dhe bëhet kandidat për hajdut”,- tha Gjekmarkaj.
KOHA JONË SONDAZH

