Gjekmarkaj në Kurbin: Berisha shembi diktaturën në ’92, do ta rrëzojë edhe këtë regjim
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj gjatë fushatës në Kurbin, ku i pranishëm ishte edhe Berisha, tha se doktori rrëzoi një regjim në 92’, do të rrëzojë edhe këtë.
”Doktor, mirëserdhe në Kurbin, duke sjellë shpresën për ndryshim. Do t’i japim fund lëngatës, për t’i dhënë fund grabitjes. Këtij populli i prin Sali Berisha, ashtu si në vitin 1992, kur rrëzoi diktaturën, do të rrëzojë edhe këtë regjim.
Për të përzënë me votën tuaj një pushtet që grabiti sa mundi, gënjeu sa mundi, u tall sa mundi, por nuk i theu dot kurbinasit dhe shqiptarët. Në vend që të na mashtronte ne dhe ju turpëroi veten.
Në vend që të na thyente ne dhe ju, ka filluar të rrezohet dhe të bjerë përfundimisht më 11 maj, do ta zërë nën vete pesha e gënjeshtrave, vjedhjeve dhe arrogancës, padrejtësisë që i shkaktoi një populli që po ngrihet.
Shqipëria nuk do të mbetet djerrë. Ne jemi PD dhe kemi një trashëgimi, kemi Sali Berishën, që sot më shumë se kurrë i duhet Shqipërisë”.
KOHA JONË SONDAZH

