Gjekmarkaj në Kurbin: Sot dëshmuam se kemi tejkuar qejfmbetjet, demokratët të bashkuar

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, edhe si drejtues politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në Kurbin. Gjekmarkaj shkruan se bashkimi i demokratëve udhëhequr nga Berisha ka tejkaluar pengesat dhe qejfmbetjet dhe takimi sot e dëshmoi më së miri këtë.

Postimi i plotë

Me strukturat demokrate të Kurbinit. Qendrestar, të pamposhtur, sfidues dhe garantues të fitores sonë më të thellë dhe më të nevojshme që ka pasur ndonjëherë Laçi, Mamurrasi, Miloti, Fushë Kuqja dhe mbarë Shqipëria. Kauzat tona janë kauza të shoqërisë së ndershme të këtij vendi. Bashkimi i demokratëve udhëhequr nga Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka tejkaluar pengesat dhe qejfmbetjet dhe takimi sot e dëshmoi më së miri këtë. Nuk ka gjë që ndalon ndryshimin, e kërkon koha, e kërkon Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?