Gjekmarkaj nga Mirdita: Në 11 maj do të dalim fitues. E kemi jetike aleancën me Diasporën
Në përvjetorin e themelimit të PD-së në degën e Mirditës, drejtuesi i këtij qarku Agron Gjekmarkaj tha se ky është një çast reflektimi dhe mirënjohje për ata ngritën flamurin e shpresës dhe guximit në kohë sfidash Ai deklaroi se rebelimi është karakteristikë e njerëzve të lirë që e ka stolisur gjithmonë atë.
”E kemi jetike aleancën me diasporën, njerëzit tanë kudo në botë, që të bëhen pjesë e ndryshimit! Nuk duhet të hezitojmë për të luftuar me indiferencën! Fitorja e Albert Mëlyshit në Bashkinë e Mirditës është një dëshmi e qartë se kur njerëzit shihen në sy, ndjejnë të vërtetën dhe besojnë te fitorja, ajo është e mundur.
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi. Ne kemi besim të plotë se më 11 maj, kjo energji dhe ky unitet do të shndërrohen në një fitore të madhe, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë Shqipërinë. Zoti e bekoftë Mirditën, Partinë Demokratike dhe Shqipërinë”.
KOHA JONË SONDAZH

