Gjekmarkaj: Presidenti, i vetmi institucion që nuk është pushtuar nga qeveria

Analisti Agron Gjekmarkaj tha se Presidenti i Republikës është i vetmi institucion që nuk është pushtuar nga qeveria. Në “Real Story” në News24, duke iu referuar situatës politike dhe akuzave të Presidentit Ilir Meta, Gjekmarkaj tha se po shndërrohet në një lojë force por se Presidenti po bën një luftë frontale të dobishme pasi është guri i vetëm institucional që ka ngelur.

Ai bëri dhe një akuzë të fortë për të zgjedhur në sistemin e drejtësisë, për të cilët tha se janë zgjedhur të gjithë me përkatësi ideologjike të pastra të majta, me paraardhës komunistë.

“Ai vërtetë po mbrohet por duke u mbrojtur po mbron. Secili prej nesh, kur flasim përdorim konceptin kushtetutë dhe ligj biem në aberracion. këtu ka shkuar puna çomange për çomange, po shndërrohet në një lojë force. Presidenti ka mbetur i vetmi institucion i cili nuk është i pushtuar nga qeveria, nga kryeministri. Ata po shtrijnë duart po marrin çdo gjë. Po marrin drejtësinë, 90% e tyre vijnë nga zona e parë operative, e kanë pasur gjyshin o komisar batalioni, ka përzgjedhje ideologjike, hyju biografive, është bërë përzgjedhje e pastër ideologjike. Këta e kanë krijuar dinastinë, gjakun e kuq. E vërteta nuk ka ngjyrë, nuk ka bindje, e vërteta është kjo. Bëj një kërkim si do të dalin njerëzit që ke në sistemin e drejtësisë nga kupola e poshtë. Përkatësia e tyre e majtë është e certifikuar. Kjo që bën Ilir Meta edhe mua më duket pak aventuresk që thërret një miting por kushtetuta ka rënë në një farë mënyrë, nuk mbrohet nga askush. Por çështja është kush do e mbrojë lirinë. Nuk e di se çfarë mendon ai për demokracinë por sot në pozicionin e presidenti të republikës po bën një betejë frontale por në tërësinë e vet të dobishme pasi është guri i vetëm institucional që ka ngelur”, deklaroi Gjekmarkaj.

“Presidenti, i vetmi institucion që s'është pushtuar nga qeveria”, Gjekmarkaj: Në drejtësi janë...

SHKARKO APP