Gjekmarkaj, Ramës: Ik o i paudhë! Largohu sepse do jetë më keq për ty!

Kandidati i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit ironizoi atë dhe me kandidatin tjetër të PD-së, Mark Markun. Gjekmarkaj e cilëson sulm në shtëpinë e tij nga Rama, teksa thotë se kryeministri gënjen gjithmonë.

Kandidati i PD ironizon me Ramën duke thënë se nuk ka mbajtur një grua më shumë se 4 vjet, jo më të mbajë pushtetin 12 vjet. Ai e garanton Ramën se ligjin për Arsimin e Lartë, qeveria e Bashës do e rrëzojë që në ditët e para, dhe do e bëjë një ligj shumë më të mirë. “ Të paditurin e bezdisin  pedagogët,  arrogantin e trazojnë krenarët e qendrestarët, sundimtarin e rrëzojnë njerëzit e lirë! Kjo e fundit do t’i ndodhe Ashikut të të gjitha veseve më 25 Prill! Edi Rama nuk ka mbajtur një grua më shumë se katër vjet, jo më të mbajë pushtetin 12 vjet! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqipërisë! Ajo po vjen o i paudhe dhe do të zërë nën vete, siç e meriton një birbo e teveqel i bllokut!”,- shkruan Gjekmarkaj në reagimin e tij.

Sot në Lezhë, Edi Rama sulmoi dy pedagogët që përfaqësojnë Partinë Demokratike në këtë qark. “Skuadër jo përfaqësuese, me dy personazhe groteskë, që i njeh gjithë populli shqiptar përmes salloneve, klubeve të natës mediatike. Dy personazhe ekstremistë, në çdo aspekt të retorikës së tyre, të menduarit. Dy reaksionarë që e kanë kundërshtuar Reformën në Arsim duke qenë pedagogë. Kanë mbajtur ndezur flakadanin e tifozllëkut. S’kanë asnjë lidhje me Lezhën përveç origjinës. S’kanë çfarë i sjellin përveç emrin e tyre në parlament”,- tha kryeministri.

Reagimi i plotë i Agron Gjekmarkajt në Facebook:

Erdhi duke rendur e dihatur si i marri, na sulmoi në shtëpinë tonë Edi Rama, mua dhe Mark Markun, a thua se na impresionojnë batutat e lodhura të një gënjeshtari bullist! Rren kur flet, rren kur hesht, rren kur është i gëzuar, rren kur është i mërzitur por sot tha në të vërtetë! Ja kemi kundërshtuar ligjin e ndyrë të Arsimit të Lartë sa kemi mundur, me argumente e forcë sepse është një ligj totalitar, ideologjik që synon vendosjen e Universiteteve nën tutelë partie që pedagogët i do për komisare e punëtorë propagande.

Do ja rrëzojmë në ditët e para të qeverisë Basha, do e bëjmë siç duhet, bashkëkohore me universitetet ze i pare  jo per t’ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj  per ti ngritur  ato ku i kërkon koha, ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin  pedagoget  arrogantin e trazojnë krenaret e qendrestaret, sundimtarin e  rrezojne njerzit e lirë.

Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqipërisë! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut.

SHKARKO APP