Gjenerali i lartë amerikan vjen në Tiranë, takime me Presidentin Begaj dhe Kryeministrin Rama

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, po viziton Tiranën për të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftin se Cavoli gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar do të takohet me udhëheqës shqiptarë, përfshirë Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti gjeneralin Cavoli në ambasadë, ku u takua me pjesëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës për t’i falënderuar për shërbimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita përforcon aleancën dhe partneritetin e fortë mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes, përfshirë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë që trajnohen krah për krah.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?