Gjermania e vendosur: Jo Marrëveshje Kosovë-Serbi me ndryshim të kufijve!
Ministri gjerman i shtetit, Michael Roth dha intervistë për DW fill pas takimit me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi.
Deutsche Welle: Shqipëria pret që në qershor (së bashku me Maqedoninë) të marrë dritën jeshile për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Sa realiste është kjo?
Michael Roth: Një gjë është e qartë: Çdo vend kandidat matet me arritjet e veta. Këshilli i BE-së vendosi në qershor 2018 se me çfarë do të maten përparimet e Shqipërisë. Këtu kanë rëndësi qendrore reformat në administratën publike, gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe të drejtat e njeriut. Shqipëria duhet të vazhdojë të ndjekë reformat e saj, në mënyrë që shtetet anëtare të BE-së – të cilat duhet ta marrin këtë vendim njëzëri – të jenë të bindur se përparimi i saj është i mjaftueshëm për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Qeverisë federale për një “po” i nevojitet drita jeshile nga Bundestagu.
Në verën e vitit të kaluar, në një intervistë me DW, jeni shprehur pozitivisht për procesin e vettingut. A jeni i kënaqur me ecurinë e deritanishme të tij?
Procesi i verifikimit të gjyqtarëve – i ashtuquajturi vetting – i cili ka filluar vitin e kaluar, është duke ecur mirë. Deri më tani janë shqyrtuar ose janë tërhequr nga procesi paraprakisht gati 100 gjyqtarë dhe prokurorë. Rreth gjysmës së tyre iu desh të largohej nga gjyqësori kryesisht sepse nuk mund të shpjegonte me besueshmëri origjinën e pasurisë. Përveç kësaj, për plotësimin e vendeve vakante është ngritur një institucion i ri i pavarur dhe Shkolla e Magjistraturës po e përmirëson cilësinë e kualifikimit të tyre. Megjithë vështirësitë e mëdha që ka, kjo reformë gjyqësore është shembullore.
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit që publikon çdo vit Transparency International Shqipëria ishte keqësuar. A do të ndikojë negativisht ky fakt në vendimin e Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave?
Këtë e shoh me shqetësim. Lufta kundër korrupsionit duhet të vijojë me vendosmëri dhe është një prioritet kyç për hapjen e negociatave me BE-në.
Gazetarët e rrjetit investigativ, BIRN, kanë publikuar së fundmi në bashkëpunim me “Zërin e Amerikës” protokolle përgjimesh ku flitet për blerje votash me ndihmën e krimit të organizuar, ndër të tjerash, në Durrës. A ndikojnë këto protokolle mbi imazhin e Shqipërisë në BE? Dhe nëse po, çfarë mund të bëjë Shqipëria deri në qershor për ta përmirësuar imazhin e dëmtuar?
Zbatimi i reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it është i rëndësishëm për të forcuar sistemin zgjedhor e bashkë me të edhe demokracinë në Shqipëri. Ne e kemi mbështetur intensivisht përgatitjen e propozimeve konkrete për reformën zgjedhore – prandaj presim që kjo reformë të miratohet në Kuvend dhe të zbatohet me shpejtësi. Këtu pritet që të luajë një rol të veçantë edhe opozita, e sidomos Partia Demokratike, pasi qeveria nuk e ka shumicën e mjaftueshme të votave për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Natyrisht, shkeljet e të drejtës së votës, të cilat qysh tani janë të dënueshme, duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen. Zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë themeli i çdo demokracie të vërtetë.
Sigurisht që dëshiroj që protestat e paralajmëruara të jenë paqësore dhe të mos kthehen në dhunë. Demonstratat paqësore janë legjitime dhe liria e tubimit është një shtyllë e rëndësishme e kulturës së politikës demokratike. Si student edhe unë kam marrë pjesë në demonstrata. Por vendi qendror i debatit politik midis qeverisë dhe opozitës është parlamenti shqiptar dhe jo rruga. Kjo është arsyeja pse i bëj thirrje opozitës: Shqipëria ende ka detyra të mëdha përpara, të cilat kërkojnë një bashkëpunim të të gjitha forcave politike.
Opinioni shqiptar aktualisht është disi i shqetësuar në lidhje me përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë. Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka qenë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Kryeministri dhe de jure ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama, i shmanget përgjigjes së kësaj pyetjeje në publik, por shumëkush mendon se ai është pajtuar tashmë me këtë plan. Si e shikoni ju ndihmesën e Shqipërisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?
Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për ne. Përpjekja për zhvendosje kufijsh ka shkaktuar vuajtje të pafundme në të kaluarën. Prandaj, sipas meje, këto përsiatje, jo vetëm që nuk premtojnë shumë sukses, por janë edhe tejet të rrezikshme. Çfarë na nevojitet, është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila i rregullon përfundimisht marrëdhëniet, i mundëson Serbisë dhe Kosovës të anëtarësohen në BE dhe i zgjidh me marrëveshje të gjitha çështjet teknike që janë ende të hapura. Nga Shqipëria ne presim që kjo ta përdorë në mënyrë konstruktive ndikimin e saj politik dhe të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive për stabilitet në të gjithë rajonin. Kjo vlen veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mund të jetë vetëm në interes të Shqipërisë, si pjesë e rajonit, që të parandalojë me çdo kusht një destabilizim të ri të Ballkanit Perëndimor, gjë që detyrimisht do të vijonte nga ndryshimi i kufijve.
Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, por SHBA dhe Komisioni i BE-së nuk janë kundër. Aktualisht ekziston një shtytje e madhe nga ana e SHBA-së për të arritur një marrëveshje edhe para zgjedhjeve për Parlamentin e Evropës. Si do të ndikonte kjo marrëveshje në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE?
Është e vërtetë se ka qëndrime të ndryshme në lidhje me ndryshimet kufitare. Qëndrimi ynë është se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta rrisë stabilitetin në të dyja vendet dhe në rajon. Unë nuk shoh se si mund të arrihet kjo me ndryshime kufijsh. Përkundrazi, Ballkani Perëndimor nuk do të binte në qetësi. Nga vendet fqinje dëgjoj vazhdimisht se ata janë të shqetësuar për këtë diskutim, sepse shohin rrezikun e efektit të dominosë. Për proceset e anëtarësimit në BE kjo me siguri që nuk do të ishte aspak e dobishme.
*) Kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi (PS), dhe deputeti i partisë socialiste Taulant Balla, i cili është edhe kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, patën të martën (05.02.2019) një vizitë të shkurtër në Berlin, ku u takuan me kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble (CDU) dhe ministrin parlamentar të shtetit pranë ministrisë gjermane për punë të jashtme, Michael Roth (SPD).
SHBA, Richard Kraemer: SHBA është tërhequr nga ndryshimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës
Nga Richard Kraemer
Është shumë e vështirë të dihet se cili do të jetë drejtimi që do të marrë rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Janë disa sinjale të mira, megjithatë ka edhe trende të cilat janë shqetësuese.
Si një shenjë e mirë është ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, që zvogëlon ndikimin e Rusisë dhe hap rrugët për Republikën Veriore të Maqedonisë që të lëvizë përpara drejt integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian, ndërkohë në Bosnje votuesit kanë votuar për tre herë radhazi një kroat demokrat, më shumë se nacionalist të fuqishëm për presidencën e tyre 3-anëtarëshe.
Dhe Serbia po bën hapa të mëdhenj drejt bashkëpunimit ushtarak me NATO-n. Në të njëjtën kohë, ka disa kauza të cilat lënë vend për shqetësim: kapitalizmi, rikthimi i etno-nacionalistëve, dhe përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Bosnjën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, dhe për të manipuluar me Serbinë politikisht dhe ekonomikisht.
Një ndër shenjat më të fundit të rrezikut është propozimi rrënjësisht i gabuar për ndryshim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një hap që do t’i prijë marrëveshjes finale për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve dhe për lehtësimin e tensioneve ndëretnike të vazhdueshme.
Kjo ide është e sigurt se do të jetë në agjendë edhe gjatë vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sado që shihet si një ide që do të mund të normalizonte raportet Prishtinë-Beograd, pasojat e paqëllimshme të një shkëmbimi të territoreve janë të tmerrshme për rajonin, rrethin dhe sigurinë trans-atlantike. Pas gati dy dekadave të një retorike të ashpër mes Kosovës dhe Serbisë, shenjat e përparimit drejt normalizimit të raporteve kanë stagnuar në vitet e fundit, edhe përkundër ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian.
Duke parë gjithë këto zhvillime, presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në shtator të vitit 2018 e risollën në tavolinë idenë për korrigjim të kufijve gjatë Forumit të Alpbachut në Austri.
Duke marrë pjesë në këtë Forum, ku po diskutohej për perspektivat dhe zgjerimin e BE-së, deklarimet e dy presidentëve i hapen derën perspektives për ndryshimet e kufijve pa ndonjë plan të detajuar. Që atëherë, specifikat e një ideje të tillë kanë mbetur të paqarta, përveç asaj që thuhet se katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i jepen Serbisë në këmbim të marrjes së Luginës së Preshevës.
Vuçiq madje fare nuk e ka sqaruar nëse propozimi i idesë për korrigjim të kufijve do të rezultojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, ose thjeshte nuk ka treguar nëse do të implementohet një ide e tillë Serbia nuk do të luftojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara apo INTERPOL.
Ndërkohë ende nuk ka një pozicionim të qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e bënë një ide të tillë të papërfillshme, dhe ka disa indikacione të vogla se një ide e tillë është braktisur.
Por këshilltari i Donald Trump për siguri kombëtare, John Bolton, fillimisht kishte deklaruar se SHBA_të nuk do të kundërshtojnë një ndryshim të kufirit nëse një gjë e tillë do të zgjidhet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por më pas zyrtarët tjerë të administratës së Trumpit duke se u zmbrapsen.
Megjithatë në janar, prestigjiozja amerikane ‘Ëashington Post’ raportoi se Thaçi dhe Vuçiq kishin zhvilluar disa negociata për marrëveshje në ‘Kopshtin e Trëndafilave’ në Shtëpinë e Bardhë, megjithatë administrata e Trump nuk kishte informacione rreth diskutimeve të mundshme për shkëmbime të territoreve.
Ndërkohë në Evropë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, po e shtynë përpara një marrëveshje të bazuar në idenë e korrigjimit të kufijve, megjithatë disa nga shtetet kryesore të Evropës po e kundërshtojnë.
Gjermania, Britania e Madhe, Austria e Luksemburgu, të gjitha kanë dalë hapur në kundërshtimin e tyre për një ide të tillë, duke dale në mbrojtje të një zgjidhje që do të ruaj multietnicitetin.
E përkrahësit e kësaj ideje Thaçi-Vuçiq për pazar me kufijtë, thonë që ky është një rast unik, që nuk do të krijojë asnjë precedent si pasojë e ndryshimeve që do të ndodhin nga lëvizja e kufijve. Ky qëndrim i tyre është jo real dhe i çoroditur.
Për disa të tjerë, precedenti që do të dilte nga këmbimi i mundshëm i territoreve me baza etnike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të nxiste lëvizje nacionaliste në të gjithë rajonin.
Ultranacionalisti i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe shoku i tij kroat, Dragan Çoviç, janë të pa epur në misionin e tyre për ta zhbërë Bosnjën. E Qeveria e Malit të Zi që u zgjedhe në mënyrë demokratike për pak sa nuk u shkatërrua nga një grushte shtet që u mbështet nga Rusia në vitin 2016
Në Kosovë e Maqedoni nacionalistët etnik shqiptarë ende e valëvitin flamurin kuqezi në vend të simboleve shtetërore të Kosovës apo Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë duke parë gjithë këtë tundimi i Rusisë për të ndërhyrë sa shkon e rritet me qëllimin për të destabilizuar rajonin, me praktika të cilat i ka provuar në Ukrainë dhe Gjeorgji.
Moska mund të përdor me lehtësi taktikat e saj të provuara duke qëndruar prapa këtyre forcave ekstreme nacionaliste, me para dhe armë, në mënyrë që t’i inkurajojë për të nxitur trazira politike dhe sociale
E në Kosovë proklamohet një mbështetje e rreme për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Prapa dyerve të mbyllura ku është diskutuar kjo ide, janë lënë disa prej akterëve më të rëndësishëm, p.sh. Kuvendi i Kosovës, ku shumica dërmuese janë kundër, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Për më tepër këtë çështje e bën edhe më të komplikuar aktakuza e mundshme e Gjykatës Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin e cila është themeluar për të hetuar krimet e pretenduara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Edhe Beogradi qëndron shumë i paqartë karshi një ideje të tillë. Një shumicë e përkrah Vuçiqin, ndërsa në disa sondazhe të kryera vërehet se ka mospajtime të mëdha sa i përket statusit të Kosovës dhe për idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Një sondazh tjetër tregon se problemi i Kosovës nuk është një shqetësim kryesor për qytetarët serb.
E një demarkim i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë thuhet se nuk do të mund të zvogëlojë nacionalizmin në ty anët. Për një pajtim të drejtë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një alternativë premtuese për ndryshimet kufitare është paraqitur në marrëveshjen e Brukselit. Për shembull, Asociacioni i propozuar i komunave serbe do t’i mundësonte komunitetit shumicë serbe një autonomi të konsiderueshme ku do të mund të mbikëqyrini, zhvillimin ekonomik, shëndetësinë dhe sektorët e tjerë. Megjithatë Kuvendi i Kosovës i ka rezistuar kësaj ideje, me frikën se do të prodhonte një lloj mosfunksionimi të shtetit më të cilën po përballet Bosnja.
Sidoqoftë komuniteti serb në Kosovë do të ketë nevojë për kompetenca substanciale, në rast të arritjes së normalizimit me Serbinë, dhe arritjes së marrëveshje finale që si rezultat do të kishte njohjen e Kosovës nga Serbia. Problemi tjetër për serbët është mungesa e një lideri udhëheqës që do të përfaqësojë ata serbë të cilët kundërshtojnë idenë për shkëmbimit të territoreve, që rrjedh nga vrasja e politikani serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili gjatë gjithë kohës kishte avokuar për arritjen e një pajtimi me shqiptarët e Kosovës.
Angazhimi i fuqishëm dhe i durueshëm politik e diplomatik i BE-së dhe SHBA-së është rruga më e mirë përpara.
Shpërblimi i politikanëve të dobët në Prishtinë dhe Beograd, me presionin për arritjen e një marrëveshje të gabuar dhe të rrezikshme për ndryshim të kufijve, nuk është në interesin afatgjatë të shqiptarëve të Kosovës, serbëve, e as Perëndimit demokratik. Një gjë e tillë duhet të hiqet nga tavolina përfundimisht, për të mirë.
“Richard Kraemer- Anëtar i Institutit për Kërkime të Politikës së Jashtme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.