Gjermania merr kryesimin e Presidencës së BE, Presidenti Meta: Shqipëria duhet të zbatojë kushtet e vendosura

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian nga Gjermania.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi, dhe se Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Sot Gjermania?? nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian??.
Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë?? dhe Maqedonisë së Veriut?? në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi!
Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.
Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.
Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.
Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.
Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane!

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3128771457169106

 

SHKARKO APP