Gjermania përballë rritjes drastike të çmimit të energjisë dhe gazit

Sido që të jetë, çmimet e gazit në Gjermani – pavarësisht taksës dhe TVSH-së – me siguri do të rriten në mënyrë dramatike. Më shumë se një në dy shtëpi në Gjermani ngrohen me gaz. Vitin e kaluar, kilovat ora e gazit kushtonte rreth gjashtë cent. Furnizimet e lira të gazit nga Rusia ishin të garantuara, gjermanët ishin mësuar me kosto të moderuara. Sot gjithçka ka ndryshuar. Çmimi sot është rreth 13 cent euro, por mund të jetë shumë më i lartë në disa zona. Grupi energjetik Vattenfall në Berlin, për shembull, u kërkon klientëve të rinj rreth 25 cent.

Është ende verë, ngrohësit me gaz ende janë të fikur. Por vjeshta dhe dimri po vijnë në Gjermani – dhe bashkë me to kosto në përmasa krejt të reja./DW/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?