Gjermania thirrje BE-së, Scholz: Nisni negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë

Për Gjermaninë, Bashkimi Europian duhet që të nisi sa më parë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelari Olaf Scholz, thotë se çdo vonesë në këtë drejtim, e ekspozon Ballkanin Perëndimor edhe më shumë ndaj ndikimeve të huaja.

”Ne duam ta bëjmë BE-në në tërësi më të fortë, më të pavarur dhe më elastike, si brenda dhe jashtë. Duke marrë parasysh atë që sapo përmendëm, duhet të bëjmë përparim të vërtetë brenda Unionit. Për shembull, folëm për faktin se është koha që të hapen sa më shpejt negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çdo vonesë e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor më të prekshëm ndaj ndikimit të palëve të treta”.

Prej vitesh Brukseli se Tirana dhe Shkupi i kanë përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit, por ky proces është bllokuar vazhdimisht nga vendet anëtare.

SHKARKO APP