Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjiknuri dhe Llatja takim me banorët e Katundit të Ri: Alternativa përballë vë në rrezik zhvillimin e Elbasanit

Politikë E enjte, 27 Prill 2023 18:13
Gjiknuri dhe Llatja takim me banorët e Katundit të Ri: Alternativa përballë vë në rrezik zhvillimin e Elbasanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e Katundit të Ri në njësinë Bradashesh, ku prezantuan projektet për 4 vitet e ardhshme të zhvillimit të Elbasanit. Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik, u shpreh se vota për Gledin dhe PS më 14 maj, është garanci për zhvillimin e qytetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kur votoni për Gledin dhe Partinë Socialiste dhe këshilltarët e Partisë Socialiste keni votuar për një ekip, qoftë për Gledin, për Damianin dhe për të gjithë që këtë mos ta lëmë vetëm, por të jemi një nyje lidhëse mes interesave tuaja dhe interesit të institucioneve shtetërore me të cilat ju keni të bëni. Na jepni të drejtën morale për t’i çuar gjërat deri në fund. Ky është angazhimi im publik dhe unë këtë e dua me votën tuaj për Gledin dhe Partinë Socialiste”, tha ai.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Gjiknuri nënvizoi se opozita kërkon që ta kthejë Elbasanin në një bunker politik për interesit e saj. Ai theksoi se falë binomit qeveri-bashki, janë një sërë projektesh të mëdha të cilat do të marrin jetë duke sjellë më shumë urbanizim dhe ekonomi për zonën. “Sa herë e ka marrë partia opozitare e ka kthyer bashkinë e Elbasanit në një bunker politik, ndërprerje komunikimi. Vetëm zbatim i qendrës, i dyshes Berisha – Meta, martesë e re zakone të vjetra. Këtu vihet në rrezik zhvillimi i Elbasanit. Elbasanit i duhet binomi i komunikimit bashki – qeveri që të funksionojnë gjërat, të ecin të gjithë gjërat e mëdha. Edhe ne pastaj të kemi ndihmë edhe për shumë gjëra të tjera. Prandaj them që vota në 14 maj ‘çimenton’ edhe këtë lloj binomi qeveri – bashki për të vazhduar projektet e mëdha që janë projekte të rëndësishme për Elbasanin, “By Passi”, rehabilitimi i lagjes Kala për ti kthyer identitetin qytetit, qoftë edhe shëtitorja, Auto Motoparku, të gjitha këto po sjellin zhvillim. Për ujësjellësin e ri me kanalizime janë 15 milion euro që do investohen. Të gjitha këto janë projekte të qeverisë shqiptare”, deklaroi Gjiknuri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke u ndalur tek alternative përballë, Gjiknuri tha se ai është vetëm një riciklim i dyshes Berisha-Meta. “Nuk duhet të ketë njerëz që të gënjehen nga kjo qasja politike që ka kundërshtari. Kundërshtarin ju e njihni. Lëre çfarë ‘e fryjnë’ në Tiranë se gjoja Luçiano Boçin nuk e njohim. Ju duket sikur flet bukur se atë zanat ka. Nuk është se është marrë ndonjëherë me administrim publik, as është marrë ndonjëherë të zgjidhë probleme komunitare. Duke thënë fjali apo poezi apo proza të bukura në televizor nuk do mund t’u prishë mendjen njerëzve. Ai këtu ka qenë kryetar PD-je, ka pasur të gjithë politikën e kuadrit, të gjithë emërimet ai i bënte. Ka qenë kandidat për kryetar bashkie dhe humbi. E zgjodhi Saliu nënkryetar partie se i duhet bashkia e Elbasanit prandaj ai kandidon për hesap të tij dhe të Ilir Metës. Ky është realiteti. Rekordet e tij janë të tilla që nuk të bindin se ai mund të bëjë ndonjë gjë”, shtoi më tej drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit.

Kryebashkiaku Gledian Llatja renditi disa prej projekteve të rëndësishme që po bëhen në bashkëpunim edhe me qeverinë, si për zhvillimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik, ashtu dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës.

“Kemi marrë edhe premtimin e kryeministrit për by- pass e Elbasanit, ta spostojmë rrugën komplet këtu dhe ta kalojmë matanë Shkumbinit, atje ku e ka vendin normalisht, dhe kjo këtu të kthehet siç ka qenë një rrugë e jona e brendshme. Po bëjmë edhe ndriçimin ashtu siç e kemi nisur, ta mbyllim të gjithë aksin, të bëjmë edhe trotuarin. Kemi qenë gjatë të gjithë kohës në kontakt për të bërë punë të mira, për të zgjidhur problematikat tona infrastrukturore, por edhe për të krijuar bashkërisht vizionin për zhvillimin e Elbasanit dhe sidomos për zhvillimin e zonës industriale. Ne kemi nisur sot Murin e Gjelbër, dhe është i disati vit në fakt që ne vazhdojmë mbjelljet në të gjithë zonën tonë industriale, por edhe ku ka sipërfaqe të lira buzë lumit Shkumbin, pikërisht për të shtuar sipërfaqet e gjelbra. Nga krahu tjetër vazhdojmë edhe me presionet, me kërkesat e vazhdueshme ndaj institucioneve shtetërore, por edhe kompanive private për të vazhduar me përmirësimin e sistemeve të tyre të filtrimit të zonës industriale. Nga ana tjetër kemi pasur dhe kemi një zhvillim konstant në zonën industriale edhe përsa i përket edhe bizneseve të reja dhe kryesisht atyre të cilët nuk ndotin”, tha Llatja.

Kreu i Bashkisë së Elbasanit u shpreh se kjo zonë do të kthehet në një nga destinacionet turistike. “Ne e kemi bërë Elbasanin pjesë të 100 qyteteve të BE -së për uljen e ndotjes së mjedisit, por edhe për qytetet e zgjuara Smart Sity, është një nga projektet, misionet më të mëdha që ka BE, dhe është një projekt i cili vazhdon deri në 2030. Shumë shpejt, brenda këtij mandati ne do të fillojmë dhe rikonstruksionin dhe ta bëjmë Ad Cuintum që kemi në Bradashesh, një nga destinacionet kryesore turistike të Via Egnatia,dhe gjithashtu t’i japim edhe vlerën e vet Manastirit të Shijonit dhe ta kthejmë atë në ditën që ka në qershor në një atraksion, në një festë të madhe për t’i dhënë një mundësi më të mirë zhvillimit ekonomik të gjithë Bradasheshit”, u shpreh Llatja.

Etiketat e lidhura

Damian Gjiknuri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.