Partia Socialiste është drejt përfundimit të ndryshimeve në zbatim të Statutit të ri, të cilat do t’i kalojnë më pas për miratim Asamblesë Kombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, zhvilloi një takim me grupin e punës për të diskutuar këto ndryshime në funksion edhe të sfidave të ardhshme elektorale.
“Me kolegët e grupit të punës ku diskutuam detajet e fundit mbi ndryshimet që duhen reflektuar në zbatim të Statutit të ri, të cilat do t’i kalojnë për miratim Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Fill pas kësaj hapim garën e zgjedhjeve të brendshme për 61 krerët e partisë në të gjithë territorin. Përmirësimet në Statut janë tregues i përshtatjes së Partisë Socialiste me sfidat që sjell koha. Riorganizimi i çdo strukture do i sigurojë forcës sonë politike fitoren në sfidat elektorale të radhës”, deklaroi Gjiknuri.