Gjiknuri në Amerikë, ndjek zgjedhjet presidenciale: Gara e ngushtë mes Trump dhe Harris
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri i cili ndodhet në Amerikë ku po ndjek nga afër zgjedhjet presidenciale, në një intervistë në “Ora News” u shpreh është një garë e ngushtë mes Trump dhe Harris, ndërsa për votën e Diasporës, theksoi se procesi duket i mbarë dhe në rrugën e duhur.
”Kemi një garë shumë të ngushtë, edhe sondazhet e tregojnë këtë. Janë shumë afër fitores, qoftë Trump, qoftë Harris. Të dy kandidatët janë shumë afër. Sipas sistemit elektoral që ka SHBA, në fakt zgjedhjet këtu vendosen nga një grusht shtetesh të cilat shpesh herë përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. Janë 5-6 shtete ku gara është shumë e fortë, siç është Michigami, Pensilvania, Wiskonsin, Nevada, Xhorxhia apo Arizona.
Sa i përket procesit të përgatitjes së infrastrukturës së nevojshme për realizimin e votës së Diasporës, mendoj se ai proces tashmë ka filluar. KQZ ka aprovuar kohët e fundit edhe dy akte shumë të rëndësishme për procesin e votimit nga jashtë. Procesi në dukje duket i mbarë. Natyrshëm që gjatë rrugës mund të ketë edhe probleme politike se si e shikojnë palët këtë gjë por mendoj se jemi në rrugën e duhur.
Mbase është pak e ekzagjeruar pritshmëria që kanë në Shqipëri për pjesëmarrjen e Diasporës në këto zgjedhje, pasi nuk besoj se do jenë ato numra meqenëse ne kemi mbi 1 milionë e ca zgjedhës jashtë Shqipërisë , por duket se do të mund të votojnë afro 1 milion”,-tha për ”Ora News”.