Gjiknuri në Kuvend: Lufta ndaj korrupsionit sfidë, kurse bojkoti nuk i ka sjellë asgjë të mirë opozitës

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri në seancën plenare ku pritet të votohet rezoluta e PS-së për luftën ndaj korrupsionit, tha se kryeministri Edi Rama e ka thënë me dhjetra herë që është i pakënaqur me ritmin e administratës.

Për të kjo rezolutë është hapi i parë i një procesi të rëndësishëm mbarëkombëtar, siç është lufta ndaj korrupsionit.

“Bojkoti që opozita i ka bërë reforma të mëparshme nuk i ka sjellë asgjë të mirë, kthehuni pas në kohë me kujtoni bojkotin që nga reforma territoriale. Lufta ndaj korrupsionit është sfidë. Korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, por nuk duhet të infektojë të ardhmen e shqiptarëve”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?