Gjiknuri: Reforma Zgjedhore, ushtrim i vështirë politik, ndoshta shkojmë tek arbitri i huaj

Reforma Zgjedhore është një temë e rendit të ditës, jo vetëm për mazhorancës por edhe për partitë e tjetra. Por a lidhet avancimi i saj me kushtin gjerman, apo ligji i ri zgjedhor gëzon edhe vullnetin për ta zbatuar që në zgjedhjet e ardhshme? Për të folur mbi këtë temë emisioni “Javë n RTSH” kishte të ftuar bashkëkryetarin e Komisionit, Damian Gjiknuri.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ai u shpreh se dakordësia e të gjitha palëve për reformimin e legjislacionin zgjedhor është tepër e rëndësishme.

“Zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet ku të gjithë aktorët politikë marrin dhe pranojnë atëçfarë i takon. Rregullat zgjedhore janë shumë të rëndësishme dhe reforma është një antidot për të luftuar edhe krizën artificiale që është krijuar” – tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjiknuri shtoi se më i rëndësishëm është vullneti politik sesa ligjet e detajuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka ligje të përmbledhura në pak fjali, siç është rasti i Britanisë së Madhe që nuk ka as Kushtetutë, por gjithçka është ndërtuar mbi normat e sjelljes dhe respektimit të kundërshtarit. Vullneti i aktorëve politikë është gjëja më e domosdoshme” – tha bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

“Reforma zgjedhore trajtohet gabimisht sikur është një iniviativë e mazhorancës”. Kështu u shpreh Damian Gjiknuri mbrëmjen e së premtes në studion e emisionit “JAVA në RTSH” i cili shtoi se:

“Ne kemi mbledhur një grup ekspertësh, të kontraktuar më parë nga fondacioni Konrad Adenaure, dhe që së bashku me përfaqësues të PD filluian të hartojnë një paketë masash. Ne mbi të gjitha kërkojmë të kemi një sërë rregullash” – tha ai.

Gjiknuri u shpreh se në thelb të reformimit të ligjit zgjedhor janë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Megjithatë sipas tij, reforma është një ushtrim i vështirë politik dhe palët ndoshta shkojnë para një arbitri të huaj.

“Ne kemi pranuar që mund të rishikojmë edhe sistemin, nëse merren në konsideratë nevojat e Shqipërisë në rrugë kushtetuese” – tha Damian Gjiknuri referuar kërkesës së opozitës parlamentare.

“Personalisht mendoj që faji nuk është i sistemit. Ai është zgjedhur për shkak të rrethanave dhe domosdoshmëria e kohës. Në 2017, edhe sikur të kishim sistem proporcional kombëtar, do të merrej sërish i njëjti rezultat” – shtoi Gjiknuri në studion e emisionit “JAVA në RTSH”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?