Gjiknuri: Rruga e Kombit akoma e papërfunduar, duhen dhe 300 milionë euro investime
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me implementimin e pagesës për qarkullimin në Rrugën e Kombit, ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri pohoi se Rruga e Kombit është ende e papërfunduar.
Nga foltorja e Kuvendit, Gjiknuri theksoi se për ta përfunduar krejtësisht këtë segment kyç rrugor, duhen dhe 300 milionë euro investime.
“Këta që po akuzojnë sot duhet të kujtojnë se kjo rrugë u ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve, mos të harrojmë se për ndërtimin e saj janë shpenzuar 1.3 miliardë euro, ndërkohë që është ende e papërfunduar. Dhe për ta përfunduar projektin e rrugës duhen edhe mbi 300 milionë euro investime. Vetë ish-kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha është shprehur se për mirëmbajtjen e kësaj rruge duhet pajtuar një kompani tjetër”, u shpreh Gjknuri.
Duke iu referuar kompanisë koncensionare që është pajtuar nga qeveria për mirëmbajtjen, Gjiknuri tha se sipas kontratës, kompania duhet të realizojë 260 milion euro investime.
Nga ana tjetër, ministri Gjiknuri u shpreh se rruga u ndërtua për qëllime kombëtare, por është një projekt që nuk e nxjerr kurrë investimin e saj, pavarësisht dendësisë së qarkullimit që mund të ketë kjo rrugë.
Vijon…